• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Balla përshëndet marrëveshjen financiare të Eurogrupit: Projekti Europian do të dalë më i fortë nga kjo krizë
Home
Politikë

KORONAVIRUSI/ Balla përshëndet marrëveshjen financiare të Eurogrupit: Projekti Europian do të dalë më i fortë nga kjo krizë

10 April, 2020 Delo.autor Politikë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mbrëmjen e djeshme nga Eurogrupi mbi paketën financiare për COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se marrëveshja dëshmoi se Bashkimi Europian është shtëpia e përbashkët, ku sfidat dhe përgjegjësitë ndahen mes anëtarëve të familjes.

Sipas Ballës, kjo marrëveshje është vetëm beteja e parë ndaj shumë betejave të tjera që BE duhet të përballet për shkak të pasojave dramatike qe ka shkaktuar pandemia COVID-19 për të gjithë Europën.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Bashkimi Europian🇪🇺 është shtëpia e përbashkët, ku sfidat dhe përgjegjësitë ndahen mes anëtarëve të familjes. Marrëveshja e mbrëmshme e Eurogrupit mbi paketën financiare dëshmoi se solidariteti dhe shpirti europeist triumfoi.

Kjo marrëveshje është vetëm beteja e parë ndaj shumë betejave të tjera që BE duhet të përballet për shkak të pasojave dramatike qe ka shkaktuar pandemia COVID-19 për të gjithë Europën. Marrëveshja e arritur është një mesazh i qartë dhe i vendosur jo vetëm për vendet anëtare të BE-së, por edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke vërtetuar që projekti Europian do të dalë më i fortë nga kjo krizë, të cilën kancelarja gjermane Angela Merkel e ka quajtur me të drejtë një nga më të vështirat që prej Luftës së Dytë Botërore.

#ëndrraEuropianeVazhdon

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “EDHE PSE NUK MUND TA NDAJMË VAKTIN BASHKË...”/ Yuri kim mesazh për Pashkë: Mirënjohje për heronjtë tanë të kujdesit shëndetësor
Previous article “VETËM T'I DREJTOHEMI ZOTIT...”! Basha me mendjen te lekët, përhap panik me uri: Qeveria po lë qytetarët pa bukë, rrit buxhetin

Delo.autor

Postime të ngjashme

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT