• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Autoritetet e Gazës konfirmojnë dy rastet e para të COVID-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Autoritetet e Gazës konfirmojnë dy rastet e para të COVID-19

22 March, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Autoritetet në Gaza konfirmuan të dielën dy rastet e para të koronavirusit, duke identifikuar individët si palestinezë që kishin udhëtuar për në Pakistan dhe ishin mbajtur në karantinë pas kthimit të tyre.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se një shpërthim COVID-19 në Gaza mund të jetë katastrofik, duke pasur parasysh nivelet e larta të varfërisë dhe sistemin e dobët shëndetësor në brezin bregdetar nën bllokadën izraelite që nga 2007.

Por ministria e shëndetësisë e Gazës tha se dy personat që rezultuan pozitiv ishin mbajtur në karantinë që nga kthimi i tyre nga Pakistani të enjten dhe nuk ndërvepruan me popullatën e gjerë.

“Këto dy raste u regjistruan në mesin e atyre që u kthyen në Gaza … (dhe) nuk u përzien me banorët e Rripit të Gazës,” tha zëvendësministri i shëndetësisë Yousef Abu Al-Reesh para gazetarëve.

Të sëmurët, të identifikuar si dy burra, ishin në gjendje të qëndrueshme, tha ministria e shëndetësisë.

Izraeli ka zbatuar një bllokadë në Gaza që nga viti 2007, kur grupi islamik Hamas mori kontrollin e territorit.

Izraeli argumenton se masat janë të nevojshme për të izoluar Hamasin, i konsideruar si një organizatë terroriste nga shumica e vendeve perëndimore. Izraeli dhe Hamasi kanë përjetuar r tre luftëra që nga viti 2008.

Autoritetet në Gaza kanë thënë se më shumë se 2,700 palestinezë janë në izolim në shtëpi, kryesisht njerëz që ishin kthyer nga Egjipti.

Kreu i zyrës palestineze të Organizatës Botërore të Shëndetit, Gerald Rockenschaub, tha këtë javë se kufizimet izraelite dhe tensionet politike kanë bërë që objektet shëndetësore të Gazës të përkeqësohen gjatë dekadës së fundit.

Gaza ka vetëm 60 shtretër të kujdesit intensiv (ICU) për dy milion njerëzit e saj dhe jo të gjithë janë funksionalë për shkak të mungesës së stafit, tha ai.

Në përgjigje të pandemisë, Izraeli ka njoftuar një furnizim të shtuar të pajisjeve mjekësore në Gaza, duke përfshirë qindra pajisje të provës  COVID-19 të transferuara këtë javë.

 

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUTBOLLISTI I PARË NË KINË ME KORONAVIRUS/ Ish-ylli i Manchester United i infektuar nga COVID-19
Previous article KORONAVIRUSI NË VIETNAM/ Qeveria ndalon hyrjen e vizitorëve dhe shtetasve të huaj

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm Botë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë Botë

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT