• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Akti në Fletore Zyrtare: Shtyhet pagesa e qerase e 2 muajve, qiradhënësi gjobitet pesëfish nëse refuzon
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Akti në Fletore Zyrtare: Shtyhet pagesa e qerase e 2 muajve, qiradhënësi gjobitet pesëfish nëse refuzon

3 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Publikohet në Fletore Zyrtare dhe hyn në fuqi prej ditës së djeshme akti normativ i cili shtyn me paguarjen e qirasë së muajit prill dhe maj  2020 për 3 kategori.

Nga ky akt normativ përfitojnë

Të gjithë qiramarrësit individë, të cilët kanë kontratë qiraje për banesë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës–qiramarrës, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, që kanë kontratë pune por e kanë pezulluar/zgjidhur atë si  pasojë e  gjendjes  së shkaktuar  nga COVID–19, nuk  do  ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020.

Të gjithë qiramarrësit  studentë, të cilët kanë kontratë qiraje për banesë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës–qiramarrës, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë,  nuk  do  ta  paguajnë  detyrimin e qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020.

Të gjithë qiramarrësit persona fizikë/juridikë me të ardhura  deri në14 000  000  (katërmbëdhjetë milionë) lekë në vit, të cilët kanë kontratë noteriale qiraje  për zhvillimin  e  aktivitetit të tyre ekonomik, të nënshkruar përpara   shpalljes së gjendjes së epidemisë, dhe e kanë ndaluar aktivitetin si pasojë e gjendjes së shkaktuar  nga COVID–19, nuk do  ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj,  prill dhe maj 2020.

Kur paguhet detyrimi I prapambetur – Detyrimi i prapambetur I këtyre dy muajve do të paguhet  nga qiramarrësi, në mënyrë proporcionale dhe të  dakordësuar me qiradhënësin, pas muajit maj2020. Për ato kontrata që përfundojnë përpara afatit 31 maj 2020, detyrimi I prapambetur do  të paguhet nga qiramarrësi  brenda tre muajve pas datës 31 maj 2020.

Nese qiradhenesi refuzon – Të gjithë qiramarrësit e përcaktuar në këtë pikë, të cilët  kanë  ankesë  për  qiradhënësin si  pasojë e moszbatimit  të detyrimeve të mësipërme, do t’i drejtohen Drejtorisë  së  Përgjithshme të  Tatimeve nëpërmjet komunikimit elektronik.

Qiradhënësit, të  cilët nuk e zbatojnë këtë  pikë, dënohen me gjobë në masën e  pesëfishit të qirasë mujore përkatëse.

Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për ndjekjen dhe zbatimin e parashikimeve të kësaj pike dhe nxjerrjen e udhëzimeve përkatëse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ UEFA “kërcënon” FSHF-në: Kampionati të mbyllet në fushë, në të kundërt...
Previous article KRIZA EKONOMIKE DHE SHËNDETËSORE NGA KORONAVIRUSI/ BB financon me 486 milionë dollarë vendet e Europës dhe Azisë Qëndrore

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT