• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Agjencitë e OKB-së në Shqipëri vlerësojnë reagimin e shpejtë dhe masa e marra nga Qeveria për epideminë
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Agjencitë e OKB-së në Shqipëri vlerësojnë reagimin e shpejtë dhe masa e marra nga Qeveria për epideminë

12 March, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Agjencitë e OKB-së në Shqipëri diskutuan mbi reagimin dhe mbështetjen e masave të marra ndaj situatës së Coronavirus. OKB në Shqipëri vlerëson reagimin e shpejtë të Qeverisë pas konfirmimit të rasteve të COVID-19 dhe mbështet plotësisht përpjekjen e saj për të maksimizuar “distancimin shoqëror” përfshirë mbylljen e shkollave, reduktimin e mbledhjeve dhe grumbullimeve publike dhe përpjekjet për të kërkuar/nxitur të punuarit nga shtëpia (ose telekomunikimin). Të vepruarit shpejt për të ndryshuar mënyrën e sjelljes të të gjithë qytetarëve për të zvogëluar kontaktin dhe transmetimin e virusit ka rezultuar një veprim i efektshëm në vende e tjera për të ngadalësuar transmetimin dhe ulur kurbën e epidemisë. Kjo masë ka efekte pozitive për të shmangur mbingarkesën e sistemit shëndetësor. OKB përsërit thirrjen e saj për të gjithë qytetarët në Shqipëri që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve, veçanërisht për të qëndruar në shtëpi dhe thirrjen e numrit të emergjencës mjekësore 127 në rast të ndonjë simptome apo edhe ndonjë dyshimi të simptomave, dhe nxit autoritetet që të kryejnë testime në masën më të gjerë që është e mundshme në mënyrë që të identifikohet më mirë shpërndarja e virusit e për të mundësuar një reagim të zgjuar.

Në mbështetje të këtyre masave të marra nga Qeveria, dhe në përpjekje për të maksimizuar sigurinë e personelit të OKB dhe familjeve të tyre, OKB po aplikon forma alternative të punës duke zvogëluar dukshëm kontaktet ballë për ballë. Këto masa hyjnë në fuqi menjëherë dhe për një periudhë paraprake deri më 23 mars 2020. Gjatë marrjes së këtyre masave, OKB do të sigurojë vazhdimin e dhënies së mbështetjes kritike të ofruar nga programet e saj me ndikim në grupet e cënueshme të popullsisë për të cilat çdo vonesë mund të ketë pasoja të papranueshme. OKB në Shqipëri dëshiron të theksojë detyrimin moral të gjithsecilit për të treguar respektin më të lartë për të gjithë miqtë, fqinjët, bashkë-banorët dhe familjet e tyre gjatë kësaj krize. Empatia dhe një sensi i ndarjes së një qëllimi të përbashkët do të ndihmojnë reagimin ndaj situatës; nga ana tjetër, faktet tregojnë qartë se stigma dhe frika prej sëmundjeve ngjitëse pengojnë reagimin. Një vlerësim i veçantë u kushtohet atyre autoriteteve që jo vetëm vazhdojnë të punojnë, por janë në krye të punëve të një rëndësie të madhe gjatë kësaj situate – veçanërisht profesionistët shëndetësorë, punonjësit e policisë dhe zyrtarët e kufirit, autoritetet lokale dhe të tjerë që vazhdojnë të jenë në dispozicion dhe ofrojnë shërbime për shqiptarët.

OKB është e gatshme të sigurojë çdo mbështetje të mëtejshme që mund të kërkohet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Ushtria dhe Policia zbarkojnë në Vlorë dhe Shkodër, kush nuk vetëkarantinohet 5 mijë euro gjobë (VIDEO)
Previous article USHTRIA DHE POLICIA POSTOBLLOQE NË TERREN/ Kontroll nëse 25 mijë të ardhurit nga zonat me koronavirus janë në vetëkarantinë

Delo.autor

Postime të ngjashme

RRITET RREZIKU NGA ZJARRET/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: 160 vatra që nga 22 qershori Aktualitet

RRITET RREZIKU NGA ZJARRET/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: 160 vatra që nga 22 qershori

GJYQI PËR ERION VELIAJN/ Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit, shkak leja e lindjes Aktualitet

GJYQI PËR ERION VELIAJN/ Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit, shkak leja e lindjes

PASTRONIN PARA NËPËRMJET SHOQËRIVE FASADË/ SPAK dërgon për gjykim katër të pandehurit: U përdorën për blerjen e pasurive të paluajtshme në Dhërmi Aktualitet

PASTRONIN PARA NËPËRMJET SHOQËRIVE FASADË/ SPAK dërgon për gjykim katër të pandehurit: U përdorën për blerjen e pasurive të paluajtshme në Dhërmi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT