• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ A duhet të vaksinohen fëmijët kundër COVID-19?
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ A duhet të vaksinohen fëmijët kundër COVID-19?

16 May, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Vaksina Pfizer po u jepet fëmijëve amerikanë nga mosha 12 vjeçare pas miratimit të saj nga Administrata amerikane e Barnave dhe Ushqimit, por shkencëtarët janë të ndarë nëse kjo është mënyra më e mirë për të ndalur pandeminë. Kjo sepse shumë njerëz në vende të varfëra ende po presin të marrin dozën e parë të vaksinës.

Rregullatori amerikan zgjeroi përdorimin e vaksinës Pfizer tek femijët e moshës 12 vjeçare, në një garë për t’i imunizuar ata para rikthimit në shkollë pas pushimeve verore.

Vendi u prit me padurim prindërit, drejtues shkollash e zyrtarë të shëndetit publik.

Kompania farmaceutike thotë se vaksina u ofron të fëmijëve mbrojtje kundër virusit duke i ka kërkuar edhe Agjencisë evropiane të Barnave që ta miratojë përdorimin e saj tek adoleshentët.

Universiteti Stanford njoftoi fillimin e fazave testuese 2 dhe 3 për të rinj tashmë të regjistruar, për të përcaktuar nëse vaksina krijon imunitet dhe parandalon COVID-19 tek fëmijëst mes moshës pesë dhe 11 vjeçare.

“Kjo është e rëndësishme për disa arsye, sepse fëmijët infektohen, sëmuren dhe mund të vdesin. Kemi parë mbi 3.5 milionë fëmijë amerikanë që janë infektuar me COVID-19, mijëra prej të cilëve janë shtrirë në spital dhe rreth 600 kanë vdekur. Aktualisht COVID-19 është shkaktari kryesor i vdekjes së fëmijëve që nga fillimi i pandemisë. Edhe pse numrat tingëllojnë si të vegjël, prap ka numër të lartë vdekjesh në përgjithësi të fëmijëve nën 18 vjeç”, tha Yvonne Maldonado, profesore në Universitetin Stanford.

Ajo shton se fëmijët nën moshën 18 vjeçare përbëjnë 25 për qind të popullësisë amerikane ose 85 milionë banorë, prandaj thotë se është e rëndësishme që ata të përfshihen në luftimin e virusit vdekjeprurës.

Në Britani vaksina Pfizer është përdorur për të imunizuar të moshuarit, por shumica e popullsisë është vaksinuar me Astrazeneca.

Ndonëse kompania ka njoftuar plane për të testuar dozat tek adoleshentët, qeveria thotë se nuk ka plane për vaksinimin e fëmijëve.

Edhe profesori Adam Finn, thotë se provat nuk nënkuptojnë përfshirjen e të rinjve në listat e tyre të shpërndarjes së vaksinës.

Ai shton se përparësi në shpërdarje duhet të kenë komunitetet me rrezikshmëri të lartë në të gjithë botën, para grupmoshave të reja në vendet e pasura që kanë qasje më të madhe ndaj vaksinave.

“Kjo nuk është e njëjta gjë sikur të thuash se ne duhet të imunizojmë miliona fëmijë në Shtetet e Bashkuara, pothuajse asnjëri prej të cilëve nuk do të sëmuret edhe nëse është ekspozuar ndaj COVID dhe në të vërtetë pothuajse asnjë prej tyre nuk do të ekspozohet ndaj COVID nëse popullsia e rritur imunizohet në mënyrën e duhur”, tha profesori Finn.

Faza e tretë e testimit në Universitetin Stanford përfshin 344 fëmijë amerikanë të cilëve po u injektohet vaksina Pfizer.

Profesori britanik Jonathan Ball thotë se vaksinimi i fëmijëve në shkolla është diçka e pashmangshme për mbarë botën.

“Në fund të fundit, kur të kemi rezultatet e provave të sigurisë dhe efektshmërisë së vaksinave tek fëmijët, ne do të fillojmë të shohim përdorimin e tyre tek fëmijët në shkolla, sepse ne e dimë se në veçanti tek shkollat e mesme, shohim shpërthime që ushqejnë përhapjen e koronavirusit në komunitete”,thotë zoti Ball.

Të dhënat e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë se ritmi i infeksioneve tek grupmosha nga 14 deri 17 vjeç është më i lartë krahasuar me pjesën tjetër të amerikanëve, ndërsa grupmosha gjashtë deri 13 vjeç po i afrohet mesatares kombëtare.

Vaksinimi i fëmijëve shihet nga institucionet arsimore në ShBA si diçka e domosdoshme për kthimin në normalitet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA IZRAEL-PALESTINË/ Ambasadorja e SHBA në OKB: Të gatshëm të ofrojmë mbështetje nëse palët kërkojnë armëpushim
Previous article AKSINDENT NË TIRANË/ Përplasen dy automjete, dëmtohet 35-vjeçari. Një tjetër makinë merr flakë në ecje

Delo.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT