• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
KORONAVIRUSI/ A duhet të mbajnë fëmijët maska?
Home
Lifestyle

KORONAVIRUSI/ A duhet të mbajnë fëmijët maska?

30 August, 2020 Delo.autor Lifestyle

Shumë shtete në botë po vazhdojnë të përballen me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri. Në bazë të disa studimeve, në mesin e të prekurve, rezulton një përqindje e vogël e fëmijëve nën moshën 18-vjeçare, krahasuar me të rriturit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nuk ka ende dëshmi se fëmijët mund të jenë bartës kryesor të virusit, por shumë studime kanë treguar se fëmijët mund të infektohen dhe nëse ata kanë simptome, mund ta përhapin virusin tek të rriturit.

Që nga përhapja e pandemisë në botë, fëmijët janë shkëputur nga aktivitetet e tyre ditore, si shkuarja në qëndrim ditor apo parqe, për të ulur rrezikun e infektimit me virus.

OBSH-ja dhe UNICEF-i, kanë adresuar pasojat me të cilat fëmijët mund të përballen gjatë zhvillimit të tyre, si pasojë e izolimit. Sipas tyre, fëmijët duhet të lejohen të zhvillojnë aktivitete, por gjithmonë duke pasur parasysh masat mbrojtëse.

Përdorimi i maskave nga fëmijët

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që fëmijët nën moshën 5-vjeçare nuk janë të obliguar të vendosin maskën. Kjo, bazuar në sigurinë dhe interesimin e fëmijës, si dhe kapacitetin për të vendosur si duhet maskën me ndihmë minimale.

OBSH dhe UNICEF rekomandojnë që vendimi për të vendosur maskën tek fëmijët nga mosha 6-11 vjeçare, duhet të bazohet në këta faktorë:

Nëse ka përhapje të gjerë të virusit në zonën ku gjendet fëmija

Aftësia e fëmijës për të vendosur si duhet maskën

Qasja në maska, pastrimi apo zëvendësimi i maskave, sidomos në qëndrim ditor apo shkolla

Mbikëqyrje e duhur nga të rritur dhe udhëzime se si duhet të vendoset maska dhe si duhet të hiqet

Ndërkaq, sipas rekomandimeve, fëmijët nga mosha 12 vjeçare e tutje, duhet të vendosin maskën sikur të rriturit, sidomos kur nuk mund të krijojnë distancë të paktën 1 metër nga të tjerët.

Sipas një raporti të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, të publikuar më 6 gusht,në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Britaninë e Madhe, vetëm 5 për qind e të infektuarve me koronavirus kanë qenë fëmijë. Shumica prej tyre, thuhet në raport, nuk kanë pasur simptoma dhe infeksionin fëmijët, në shumë raste, e kanë kaluar pa vështirësi.

Dilemat rreth pandemisë

Por, kur fëmijët kanë pasur simptome të COVID-19, ata kanë qenë më pak të predispozuar që të hospitalizohen dhe rastet me fatalitet janë të pakta.

“Kur janë simptomatikë, fëmijët e shpërndajnë virusin në sasi të ngjashme me të rriturit dhe mund të infektojnë të tjerët, në mënyrë të njëjtë siç ndodh te të rriturit. Por, është e paqartë sesa fëmijët që nuk simptome të sëmundjes, mund të infektojnë të tjerët”, thuhet në raport.

Sëmundja COVID-19 kryesisht përhapet nga pikëzat që lëshon një person kur flet, kollitet apo teshtin. Sëmundja transmetohet edhe nga kontakti me sipërfaqet e kontaminuara. Po, ashtu ekspozimi mund të ndodhë në mjediset brenda 1 metër afër të tjerëve, nga kontakti i shpeshtë fizik me njerëzit që mund të infektohen me koronavirus.

Mikrobiologu Lul Raka, më herët ka treguar për Radion Evropa e Lirë se nga studimet që janë bërë mbi koronavirusin, ka të dhëna që sqarojnë se pse fëmijët janë më pak të predispozuar që të infektohen nga ky virus.

“Njëra nga sqarimet shkencore pse fëmijët preken më pak se të rriturit me COVID-19, ka qenë se pika e parë e kontaktit është në pjesën e hundës, dhe ekspresioni i ulët i receptorëve (thithja e baktereve nga jashtë) është shumë më i ulët te fëmijët se te të rriturit. Kjo ka bërë që ata të preken në përqindje më të vogël”, tha ai.

Sa paraqesin rrezik kopshtet, shkollat?

Në Kosovë, kopshtet e fëmijëve u mbyllën dy herë gjatë pandemisë për të minimizuar rrezikun e përhapjes së virusit, por ato u hapën sërish në muajin gusht duke zbatuar rekomandimet e nevojshme dhe testimeve të edukatoreve e stafit përgjegjës.

Kthimi i nxënësve në shkolla – “Nëse je i sëmurë, rri në shtëpi”

Ndërkaq, shpërthimi i koronavirusit në shkolla nuk është tipar i spikatur në pandeminë COVID-19. Sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo ndodh për faktin se shumica e fëmijëve nuk zhvillojë simptoma të sëmundjes.

Madje edhe transmetimi i virusit nga një fëmijë në një fëmijë tjetër, është i vogël.

“Hetimet e rasteve të identifikuara në shkolla sugjerojnë se transmetimi i virusit nga një fëmijë në një fëmijë tjetër në ambiente shkollore, është i rrallë dhe ky transmetim nuk është shkaktari kryesor i infektimit të fëmijëve me virusin”, thotë Qendra Evropiane.

Sa i përket mbajtjes së maskave në shkolla, OBSH-ja thotë se ky rregull mund të vendoset vetëm pasi të jetë studiuar rreziku i përhapjes së virusit. Kjo organizatë thotë se duhet të merret parasysh nëse nxënësit mund të mbajnë distancë nga njëri-tjetri të paktën një metër dhe po ashtu duhet të merren parasysh edhe faktorët e tjerë, si gjendja shëndetësore e nxënësve dhe mësuesve.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që viti i ri shkollor të fillojë më 14 shtator.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR MASIV MES DISA PERSONAVE NË NJË LOKAL NË ELBASAN/ 7 përfundojnë në spital, një prej tyre rëndë
Previous article VIJON ZJARRI ME ITENSITET NË DRENIE TË FIERIT/ Shefi i zjarrfikësve: Situata e vështirë, rrezikohet asfiksimi i efektivëve

Delo.autor

Postime të ngjashme

DASMA NË SIÇILI/ Dua Lipa publikon për herë të parë fotot si nuse Gossip

DASMA NË SIÇILI/ Dua Lipa publikon për herë të parë fotot si nuse

"MA MORI BURRIN"/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve Gossip

"MA MORI BURRIN"/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

"NUK VI MË KËTU"/ Moderatorja i kthehet Albatros Rexhaj: Çohu dhe ik që tani po deshe, avash se desh re… Gossip

"NUK VI MË KËTU"/ Moderatorja i kthehet Albatros Rexhaj: Çohu dhe ik që tani po deshe, avash se desh re…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT