• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ 2920 viktima, 85179 persona të tjerë të infektuar në shkallë globale
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ 2920 viktima, 85179 persona të tjerë të infektuar në shkallë globale

29 February, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Shkon në 2,920 numri i viktimave të koronavirusit, ndërsa 85.179 persona të tjerë janë konfirmuar të infektuar deri tani në shkallë globale. Virusi vdekjeprurës i Ëuhanit ka ulur ritmet e veta në Kinë, teksa brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 47 vdekje dhe 427 raste të reja të infektuarish.

Ndërkaq, vijon përhapja e tij në botë ku rastet e fundit janë regjistruar në Holland, Zelanda e Re, Nigeri dhe Monako. 591 raste të reja, janë konfirmuar në Kore, duke e çuar numrin e të infektuarve në 2.931, si dhe 16 viktima. Situata vijon të vështirësohet edhe në Itali, ku sipas të dhënave nga Buletini i Mbrojtjes Civile ka arritur në 821 numri i të infektuarve, teksa 21 janë viktima dhe 46 të rikuperuar.

Nga e hëna 5 zyrat postare në Lombardi do të rihapen në zonën e kuqe në Codogno, Casalpusterlengo, Castiglione D’Adda, San Fiorano në provincën e Lodi dhe Vo ‘Euganeo në provincën e Padova. Po ashtu, vijon kërkesa e Lombardisë drejtuar qeverisë për masa kufizuese edhe një javë tjetër në të cilat edhe shkollat ​​janë të përfshira.

SHBA ka konfirmuar rastin e 63 me koronavirus, një person i moshuar, ndërsa zyrtarët mjeksorë ngrenë alarmin se ekziston mundësia që koronavirusi të jetë përhapur në komunitet. Departamenti i Shëndetit është duke punuar për të identifikuar personat me të cilët ka kontaktuar e moshuara para se të karantifikohej, me qëllim izolimin e tyre për të penguar përhapjen e virusit. Deri tani, koronavirusi është përhapur në mbi 40 vende të botës, ndërsa pavarësisht situatës kritike presidenti Trump ka anuluar takimin me liderët e Aleancës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Las Vegas, Nevada.

Përmes një shkrimi, filantropisti Bill Gates iu ka bërë thirrje udhëheqësve, atij kinez dhe amerikan, që të dy “të zgjidhin menjëherë problemin dhe ta mbajnë atë virus në mënyrë që kjo që ndodhi të mos përsëritet sërish”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BRITANI E MADHE/ Montchalin: Marrëveshja tregtare BM-BE e mundur
Previous article GREQI/ Mitsotakis: Nuk do të tolerohen hyrjet e paligjshme të migrantëve

Delo.autor

Postime të ngjashme

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran Botë

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik Botë

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran Botë

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT