• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ 26 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, shkon në 630 numri i të infektuarve
Home
Rajon

KORONAVIRUSI/ 26 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, shkon në 630 numri i të infektuarve

23 April, 2020 Delo.autor Rajon

26 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar ditën e djeshme, duke e çuar në 630 numrin e të prekurve nga COVID-19 në Kosovë.

Ndërkohë numri i viktimave është 18, ndërsa shifra e atyre që janë shëruar ka shkuar në 138, pasi 10 pacientë të tjerë e kanë fituar luftën me virusin.

Qyteti më i prekur ditën e djeshme ka qenë Kamenica me 8 raste, ndërsa Istogu, Peja, Shtublla e Vitisë me 4 raste, Ferizaji me 3 dhe Prishtina, Shtimja dhe Zveçani me një rast.

Njoftimi i IKSHPK:

DHJETË TË SHËRUAR DHE NJËZET E GJASHTË RASTE ME COVID-19!

Sot më 22 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 172 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej njëzet e gjashtë (26) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, tetë (8) raste nga komuna e Kamenicës (sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste Poliçkë dhe dy (2) raste Hodonoc), katër (4) raste nga komuna e Istogut (sipas vendbanimit: dy (2) raste Kërninë, një (1) rast Istog dhe një (1) rast Prekallë), katër (4) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Vitomiricë, një (1) rast Lutogllavë, një (1) rast Nabërgjan, dhe një (1) rast Pejë), katër (4) raste me vendbanim Stubëll-Viti, tre (3) raste me vendbanim në Ferizaj dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren, Godanc i epërm-Shtime dhe Zveçan.

Sot më 22 prill 2020, janë shëruar edhe dhjetë (10) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e tridhjetë e tetë (138) raste.

Nga data 08 shkurt deri më 22 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 5.372 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej gjashtëqind e tridhjetë (630) raste, ndërsa gjithsej tetëmbëdhjetë (18) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 6.949 kontakte të rasteve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Rast unik, 23-vjeçarja ende pozitive për Covid-19 pas 55 ditësh
Previous article AKSION I BEFASISHËM/ Sekuestrohen 1.2 ton drogë në Maqedoninë e Veriut

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT