• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ 18 shtetet e vetme në botë që nuk janë prekur akoma nga COVID-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ 18 shtetet e vetme në botë që nuk janë prekur akoma nga COVID-19

3 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Deri më 12 janar, pra më pak se tre muaj më parë, koronavirusi ishte i kufizuar në Kinë. Asnjë rast i vetëm nuk ishte gjetur jashtë vendit ku ai u shfaq.

Por më 13 janar, virusi u bë një problem global. Një rast u regjistrua në Tajlandë, pastaj në Japoni, Korenë e Jugut dhe shumë shpejt do ta pësonin dhe Shtetet e Bashkuara.

Tani ka më shumë se një milion raste Covid-19 në të gjithë botën. Por, ndërsa numri i të vdekurve rritet, dhe spitalet mbushen plot, ka disa vende që thonë se ende nuk janë prekur nga koronavirusi.

Deri më 2 Prill, 18 vende ende nuk kanë raportuar  asnjë rast të Covid-19, sipas një raporti të BBC-së, që i referohet të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

18 shtetet pa Covid-19:

Comoros; Kiribati; Lesoto; Ishujt Marshall; Mikronezi; Nauru; Korea e Veriut; Palau; Samoa; Sao Tome dhe Principe; Ishujt Solomon; Sudani i Jugut; Taxhikistani; Tonga; Turkmenistan; Tuvalu; Vanuatu, Jemen.

Mirëpo disa, ekspertë besojnë se duhet të ketë raste të raportuara në Korenë e Veriut, apo në Jemenin e shkatërruar nga lufta.

Shumica e këtyre vendeve të paprekura, janë ishuj të vegjël me pak vizitorë. Sipas OKB-së,  në të vërtetë janë shtatë nga 10 vendet më pak të vizituara në botë.

Por cili mund të jetë vendi i fundit në botë që mund të infektohet nga Covid-19?

Andy Tatem, një profesor i demografisë hapësinore dhe epidemiologjinë në Universitetin e Southampton thotë.”Ka të ngjarë të jenë ato ishuj të Paqësorit të Jugut, shumë të largëta, unë për to  do t’i vendosja bast paratë e mia”.

Por ai shton se për shkak të ekonomisë së globalizuar, nuk beson se do të mbetet vend që do t’i shpëtojë një sëmundjeje të tillë infektive.

Izolimi i vendeve mund të funksionojë mendon ai, por nuk mund të zgjasë përgjithmonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Testi serologjik i COVID-19 është premtues, por nuk është certifikuar ende
Previous article NË KOHË KORONAVIRUSI/ Von Der Leyen: BE po shqyrton çështjen e hapjes ose jo të kufijve përtej festës së Pashkëve

Delo.autor

Postime të ngjashme

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin Botë

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT