• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ 16 orë bisedime pa marrëveshje, ministrat e BE-së nuk pajtohen për shpëtimin ekonomik nga COVID-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ 16 orë bisedime pa marrëveshje, ministrat e BE-së nuk pajtohen për shpëtimin ekonomik nga COVID-19

8 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian nuk arritën të pajtohen për një plan ekonomik të ndihmës për vendet e goditura nga pandemia e koronavirusit.

“Pas 16 orësh bisedime, kemi ardhur pranë një marrëveshjeje, por nuk e kemi arritur”, tha përmes një postimi në Twitter presidenti i Eurogrupit, Mario Centano.

Eurogrupi do t’i vazhdojë bisedimet më 9 prill, shtoi ai. Ministrat i kanë nisur bisedimet më 7 prill, përmes video-konferencës.

Synimi është pajtimi për masa të mëtejshme fiskale, që do të luftonin ndikimin e pandemisë në rrafshin socio-ekonomik.

Në tryezë është një shumë me vlerë gjysmë trilioni euro, tha Centeno.

Mosmarrvëshja kryesore është nëse kjo shumë duhet emëruar si borxh i përbashkët, apo “korona-bono”.

Disa vende me borxhe të larta, sidomos Italia dhe Spanja, kërkojnë solidaritet nga Evropa dhe ndarje të barrës përmes borxhit të përbashkët.

Por, vendet e pasura, si Gjermania, Holanda, Austria dhe Finlanda, refuzojnë ndarjen e borxheve sovrane.

Banka Qendrore Evropiane ka ndarë tashmë 750 miliardë euro për të blerë borxhet e qeverive dhe të korporatave në Eurozonë dhe për të lehtësuar ndikimin e shpërthimit të koronavirusit./rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Paralajmëron mjeku i njohur: Nëse brenda verës nuk gjendet një vaksinë, në dimrin e ardhshëm do të përballemi...
Previous article JEP LAJMIN/ Denaj: Deri në fund të Majit hapen të gjitha bizneset

Delo.autor

Postime të ngjashme

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump Botë

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë Botë

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm Botë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT