139 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit në Iran nga Covid-19.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 2,517.
Ndërkohë janë regjisruar edhe 3,076 raste të reja me koronavirus gjatë një dite.
Numri total i të infektuarve ka shkuar në 35,408.
Teksa po përballet me krizën e Covid-19, Irani dje u trondit nga një tërmet me magnitudë 5.4 ballë, por nuk u raportua për viktima ose dëme materiale.