• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Korçë, zbulohet punishtja ku falsifikoheshin mijëra litra vaj ushqimor, arrestohet pronari
Home
Sociale

Korçë, zbulohet punishtja ku falsifikoheshin mijëra litra vaj ushqimor, arrestohet pronari

2 November, 2017 k.autor Kronikë, Sociale

Policia e Korçës ka zbuluar një punishte ku falsifikohej vaji ushqimor, mijëra litra vaj ushqimor, të cilave iu viheshin etiketa si mall grek dhe i ka vënë prangat, pronarit të saj, një person i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Pamjet e publikuara nga polciia tregojnë kushtet në të cilat ky vaj pa origjinë, ambalazhohej dhe u shitej qytetarëve.

NJOFTIMI I POLICISE

Kapet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia në Korçë, pronari i një punishteje në të cilën prodhonte, ambalazhonte me etiketa në gjuhën greke dhe shiste vaj ushqimor në mënyrë të paligjshme, një pjesë e sasisë së të cilit dyshohet të jetë mall kontrabandë.

Nga operacioni i koduar “ALKIS” u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. F., 48 vjeç, banues në Korçë, i dënuar në vitin 2010 për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Arrestimi i tij u bë pasi nga informacione të siguruara në rrugë policore, falë veprimeve të mirëorganizuara, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në punishten në pronësi të këtij shtetasi në lagjen nr 10 në Korçë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale :

5(pesë) depozita metalike dhe plastike të përmasave të ndryshme,

1300 (njëmijë e treqind) litra vaj ushqimor me mbishkrime greke i dyshuar si kontrabandë,

1500 (njëmijë e pesëqind) etiketa në gjuhën greke me mbishkrime të ndryshme,

494 (katërqind e nëntëdhjetë e katër) kuti metalike dhe plastike të kapaciteteve 0.25, 0.5, tre, pesë dhe dhjetë litroshe me mbishkrim në gjuhën greke “Extra virgin Olive Oil” dhe “Olive Oil”,

1180 (njëmijë e njëqind e tetëdhjetë) shishe e bidona plastikë dhe metalikë, 0.5, tre, pesë dhe dhjetë litroshe me mbishkrime greke, si dhe 17 (shtatëmbëdhjetë) fuçi plastike bosh 60 litroshe.

Nga hetimet dhe verifikimet e kryera në lidhje me këtë rast dyshohet se këtë punishte shtetasi i mësipërm e përdorte për prodhimin dhe ambalazhimin e vajit ushqimor në mënyrë të paligjshme, duke përdorur etiketa në gjuhën greke me mbishkrime të ndryshme me qëllim shitjen etij në tregun vendas.

Gjithashtu një pjesë e sasisë së vajit të sekuestruar, dyshohet të jetë mall kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industrial”, “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 288/a, 179, 149/a dhe 180 të Kodit Penal.

KORÇËFinalizohet me sukses operacioni i koduar “ALKIS”.Operacioni i zhvilluar nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar.Kapet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia pronari i një punishte në të cilën prodhonte, ambalazhonte me etiketa në gjuhën greke dhe shiste vaj ushqimor në mënyrë të paligjshme, një pjesë e sasisë së të cilit dyshohet të jetë mall kontrabandë.Në vijim të punës për të evidentuar dhe goditur rastet e paligjshmërisë, nga ana e specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, u finalizua me sukses operacioni i koduar “ALKIS” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :· K. F., 48 vjeç, banues në Korçë, (i dënuar në vitin 2010 për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë” dhe "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve").Arrestimi i tij u bë pasi nga informacione të siguruara në rrugë policore, falë veprimeve të mirëorganizuara, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në punishten në pronësi të këtij shtetasi në lagjen nr 10 në Korçë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale :5(pesë) depozita metalike dhe plastike të përmasave të ndryshme,1300 (njëmijë e treqind) litra vaj ushqimor me mbishkrime greke i dyshuar si kontrabandë,1500 (njëmijë e pesëqind) etiketa në gjuhën greke me mbishkrime të ndryshme,494 (katërqind e nëntëdhjetë e katër) kuti metalike dhe plastike të kapaciteteve 0.25, 0.5, tre, pesë dhe dhjetë litroshe me mbishkrim në gjuhën greke “Extra virgin Olive Oil” dhe “Olive Oil”,1180 (njëmijë e njëqind e tetëdhjetë) shishe e bidona plastikë dhe metalikë, 0.5, tre, pesë dhe dhjetë litroshe me mbishkrime greke, si dhe17 (shtatëmbëdhjetë) fuçi plastike bosh 60 litroshe.Nga hetimet dhe verifikimet e kryera në lidhje me këtë rast dyshohet se këtë punishte shtetasi i mësipërm e përdorte për prodhimin dhe ambalazhimin e vajit ushqimor në mënyrë të paligjshme, duke përdorur etiketa në gjuhën greke me mbishkrime të ndryshme me qëllim shitjen e tij në tregun vendas.Gjithashtu një pjesë e sasisë së vajit të sekuestruar, dyshohet të jetë mall kontrabandë.Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industrial”, “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 288/a, 179, 149/a dhe 180 të Kodit Penal.

Posted by Policia e Shtetit on Donnerstag, 2. November 2017

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lind binjakë me një muaj diferencë, rast historik
Previous article Kush i dhuroi buzëqeshje Arbana Osmanit që në mëngjes

k.autor

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT