• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
KORÇË/ Edicioni i 8 i “MIK Festival”, dedikim për Gaqo Çakon! Eno Peçi krijon “Gjaku vjenez” të Strauss
Home
Kulturë

KORÇË/ Edicioni i 8 i “MIK Festival”, dedikim për Gaqo Çakon! Eno Peçi krijon “Gjaku vjenez” të Strauss

7 July, 2025 s.autor Kulturë

Një koncert homazh kushtuar Gaqo Çakos, këngëtarit më të madh lirik shqiptar, do të jetë aktiviteti kryesor që do të mbahet këtë vit në edicionin e tetë të Festivalit MIK në Korçë. Koncerti, i cili do të tregojë jetën artistike dhe personale të Gaqo Çakos, rikthen në skenën shqiptare pas më shumë se 30 vitesh artisten Tatjana Kora Elmazi, ndërsa pjesë e tij do të bëhen edhe emra, si: Kastriot Tusha, Gjergji Mani e Xhoiden Dervishi me të ftuar të veçantë Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura nën dirigjimin e Eno Koços, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Çakos.

“Ka pasur bashkëpunim shumë të madh sidomos me inçizimet që ka lënë Gaqo Çako. Unë madje mbaj mend kur Eno me insistimin e tij, bashkë me Gaqon arritën në kushte shumë të vështira, kur nuk gjendeshin as partiturat, të linin një bagazh të madh të veprave vokale.”, – thotë për “Report TV” Inva Mula, drejtuese e festivalit.

Një tjetër koncert me rëndësi gjatë këtij edicioni do të jetë edhe ai që do të mbahet në Drenovë, i quajtur “Stili vjenez”. Ylli i këtij koncerti gala do të jetë balerini me famë botërore që interpreton në Operën e Vjenës, Eno Peçi, me në krah balerinën Adela Muçollari. Ata do të sjellin dy numra, i pari nga kompozitori Gustav Mahler dhe i dyti, që është dhe një surprizë e bukur, i quajtur “Gjaku vjenez” i mbretit të valseve, Johann Strauss.

“Ky duet është krijuar nga fillimi. E kam krijuar unë nga fillimi për MIK Festival, një koreografi e krijuar nga unë në stilin vjenez dhe e kërcyer me partnere Adela Muçollarin.”, – thotë balerini Eno Peçi.

Nata kineze, e cila çel dhe festivalin do të vijë si bashkëpunim mes artistëve shqiptarë dhe kinezë. Ajo do të prezantojë muzikën klasike dhe tradicionale të të dy vendeve përmes interpretimit të sopranos Xia Wang dhe pianistit Genc Tukiçi, ndërsa e veçantë është intrepretimi në erhu, një instrument i veçantë kinez nga artisti Guo Gan.

Një koncert risi këtë vit është ai kushtuar serenatave korçare, i cili do të bëjë pjesë të festivalit disa këngë, që prezantohen për herë të parë në publik.

Ky koncert është menduar të jetë finalja e festivalit, që do të zhvillohet në Parkun e qytetit dhe është quajtur “Retro Passion”, pasi pjesë e mbrëmjes do të jenë njerëz, që kanë pasur pasion këngën, edhe në rastet kur nuk kanë arritur ta shndërrojnë atë në profesion.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRON Rama: Çdo prokuror territori që tradhton interesin e shtetit dhe qytetarëve, do të referohet në KLP
Previous article GERT BOGDANI DO FESTONTE SOT DITËLINDJEN/ Postimi prekës i Edlira Çepanit

s.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT