• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORÇË-Bashkëqeverisja me qytetarët/ Ministrja e Drejtësisë: Punësimet sipas meritës
Home
Shqipëri

KORÇË-Bashkëqeverisja me qytetarët/ Ministrja e Drejtësisë: Punësimet sipas meritës

28 December, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Ministrja e Drejtesisë, Etilda Gjonaj, ka zhvilluar paraditen e sotme një vizitë në institucionet e varësisë në Qarkun e Korçës. Sipas ministres, këto takime vijnë në kuadër të bashkëqeverisjes me qytetarët, “një ndër nismat e çdo ministri janë vizitat në qark, inspektimet në gjithë institucionet e varësisë, takimet me qytetarët, bisedimet me qytetarët, dhënia e informacionit për sa i përket prioriteteve”.

Gjatë inspektimit në institucionet e varësisë, ministrja Gjonaj tha se rekrutimi i drejtuesve të institucioneve në varësi si ZVRPP, Përmbarimi dhe Burgjet, do të bëhet sipas meritokracisë.

“Sot kemi ndërmarrë këtë nismë për inspektimin e institucioneve me qëllim që t’u garantojmë edhe qytetarëve që gjejmë në këto zyra, por edhe për t’u bërë të ditur stafeve që ofrojnë këto shërbime, që për mua ka rëndësi shërbimi ndaj qytetarëve, që jo vetëm të jetë efikas, por edhe i shpejtë në kohë.

Ne kemi filluar me rekrutimin e drejtuesve të institucioneve në varësi si ZVRPP, Përmbarimi dhe Burgjet, dhe një ndër masat e para që po ndërmarrim është pikërisht rekrutimi në bazë të meritokracisë.
Do të merren masa për të gjithë ata që nuk respektojnë afatet ligjore për të ofruar shërbime ndaj qytetarëve apo që t’u kthejnë përgjigje qytetarëve. Masat do të shkojnë deri në shkarkim të punonjësve që nuk kryejnë këto procedura”, u shpreh ministrja Gjonaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Parashikimi i modës për 2018-ën/ 10 trende që s'do t'u shpëtojmë dot!
Previous article VIDEO/ Kagawa bën një fëmijë të qaj: Shikoni çfarë bën ai me topin brenda 30 sekondave

Redaktor2

Postime të ngjashme

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme Politikë

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme

NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Kuvendi nis me një minutë heshtje për policin e vrarë Politikë

NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Kuvendi nis me një minutë heshtje për policin e vrarë

QYTETARËT I KËRKOJNE DORËHEQJEN/ Rama mesazh për Zvërnecin: Ruajtja e natyrës s’do të thotë ndalim i zhvillimit Politikë

QYTETARËT I KËRKOJNE DORËHEQJEN/ Rama mesazh për Zvërnecin: Ruajtja e natyrës s’do të thotë ndalim i zhvillimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT