Mesa duket qyteti i Korçës nuk po gjen qetësi nga tërmetet.
Një tjetër tërmet ka lëkundur vendin mëngjesin e sotëm.
Mësohet se tërmeti me magnitudë 3.9 ballë është regjistruar në orën 05:49 të mëngjesit të sotëm në rajonin e Korçës.
Kujtojmë se banorët e tre fshatrave në Korçë, Floq, Qafë Zezë dhe Vidovë që u prekën nga tërmeti të shtunën kanë kaluar natën e dytë jashtë në çadrat e ngritura nga Forcat e Armatosura dhe Emergjencat Civile.
Nga tërmeti janë dëmtuar mbi 180 banesa, dhe u lënduan 4 persona nga shembja e tavaneve dhe mureve.



