Në Liqenin e Ohrit rritet një specie endemike shumë e rrallë ku nuk gjendet në asnjë vend tjetër, një lloj peshku i quajtur Koran.
Korani është një peshk me vlera të larta ushqyese dhe dallon nga peshqit e tjerë. Ndryshe nga peshqit e tjerë që rriten në liqen korani është shumë i veçantë si nga shija, ngjyra dhe pikat e pakta të kuqe në lëkurë qe e bëjnë një peshk të veçantë.
Për disa banorë në zonën e Pogradecit peshkimi është një domosdoshmëri dhe mënyrë jetese. Peshkatarët hyjnë për të zënë koran në liqen vetëm në sezonin e tij pasi në dhjetor deri në muajin mars peshkimi është i ndalur pasi korani në këtë periudhë shumohet.
Sipas Peshkatarëve peshkimi pa kriter ndalohet, ata duhet të kenë me vete liçencën e cila ju lejon peshkimin. Ata peshkatarë që kapen pa këtë dokumennt gjobiten ose i sekuestrohet varka dhe motorri dhe nuk kanë të drejtë të hynë më në liqen për peshkim.
Për të zënë koranin peshkatarët hyjnë në liqen herët në mëngjes nga ora 4, me grepa ose flutura siçi quajnë ata, dhe rrijnë deri sa zbardhet mënmgjesi.
Peshku koran është traditë në Pogradec atë e gjen në çdo restorant dhe çdo gatim sidomos në tavën e peshkut që është një gatim shumë i vjetër dhe tradicional i zonës.
AlpeNews.al ju sjell disa prej pamjeve