Gëzum Muçaj, 28-vjeç humbi jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin tragjik në aksin Tiranë- Durrës, ndërsa të plagosur mbetën 3 persona. I riu ishte djalë i vetëm, lindur pas 6 motrave.
28-vjeçari ka ndërruar jetë pasi humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me trafikndarësen. Pasi ka dalë nga makina bashkë me 3 pasagjerët e tjerë, ata janë përplasur nga një automjet.
Alpenews.al publikon fotot e të riut i cili fatkeqësisht ndërroi jetë në aksident.




