• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONTROLLI PËR USHQIMIN/ AKU bllokon 27 ton miell gruri. Vinte nga Greqia
Home
Sociale

KONTROLLI PËR USHQIMIN/ AKU bllokon 27 ton miell gruri. Vinte nga Greqia

9 August, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një ngarkesë prej 27 ton miell gruri më origjinë greke për shkak se nuk kishte fletë analizë që konfirmon sigurinë e produktit.

“Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Gjirokastër gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kakavijë konstatoi se një subjekt i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “ miell gruri” kishte pa rregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën”- njofton AKU.

 Sipas saj, saktësisht, fleta e analizës e paraqitur nga subjekti nuk korrespondonte me të dhënat e stampuara në thasët e miellit të grurit. Pra, nuk vërtetohej se kjo fletë analize i përkiste këtij produkti si dhe nuk garanton sigurinë dhe cilësinë e miellit që do të hynte në tregun tonë. Për më tepër subjekti nuk dispononte në gjuhën shqipe certifikatat e sigurisë ushqimore bazuar legjislacionit në fuqi.

Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 27 ton duke u bazuar legjislacionit në fuqi, gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën sërish thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RONALDO jo vetëm e “tradhtoi”, por i rrëmbeu edhe fizioterapistin REALIT
Previous article E BUJSHME/ Barcelona arrin marrëveshjen me Ajax për talentin 21-vjeçar

k.autor

Postime të ngjashme

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë! Aktualitet

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar Aktualitet

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë Aktualitet

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT