Kryeministri Rama i ftuar në “Zonë e Lirë” në ‘TV Klan’ ka folur për zvarritjen e procesit për të aprovuar kërkesën e prokurorisë për kontrollin në banesën e deputetit socialist Saimir Tahiri. Ai tha se vendimi do të merrej nga Parlamenti dhe seanca ishte përcaktuar, kështu që nuk përbënte ndryshim nëse Komisioni i Mandateve të mblidhej një ditë më parë apo një dit më mbrapa.
Më thoni me pak fjalë pse e zvarritët kaq gjatë procesin për kontrollin në banesën e tij? Nga çfarë kishit frikë?
Kjo është një tjetër broçkull e madhe e kazanit, sepse faktikisht seanca e Parlamentit ishte ajo që do të vendoste, dhe seanca ishte përcaktuar për të mërkurën, ishte e përcaktuar kështu që Komisioni u mblodh një ditë më parë apo një ditë më mbrapa nuk ndryshonte në thelbin në përmbajtjen e vendimit.