• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONTROLLI NË RINAS “FUNDOS” ÇIFTIN INDIAN/ Po tentonin të kalonin me dokumente false. E pëson edhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

KONTROLLI NË RINAS “FUNDOS” ÇIFTIN INDIAN/ Po tentonin të kalonin me dokumente false. E pëson edhe…

29 May, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia Kufitare ka shtuar masat në hyrje-daljet e Republikës së Shqipërisë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i masave të shtuara, policia ka goditur 2 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara, si dhe 1 rast i mosdeklarimit të të hollave apo sendeve me vlerë, në kufi.

Gjatë kontrolleve, blutë kanë sekuestruar sende me vlerë të padeklaruara dhe dokumente të falsifikuara, si dhe kanë proceduar penalisht 3 poseduesit e tyre.

Njoftimi i plotë:

Policia Kufitare e Rinasit krahas përballimit me sukses të fluksit të shtetasve shqiptarë dhe të huaj, në hyrje-daljet e Republikës së Shqipërisë dhe krijimin e lehtësirave ligjore për ta, me qëllim eleminimin e vonesave gjatë përpunimit të dokumentacionit, ka intensifikuar kontrollet në drejtim të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë.

Në këtë kuadër, gjatë përpunimit të dokumentacionit, në dalje, 2 shtetas indianë, M. P., 23 vjeç dhe P. P., 22 vjeçe (bashkëshortë), të cilët kishin për qëllim udhëtimin e tyre nga Shqipëria drejt Francës, kanë paraqitur, krahas pasaportave të tyre, edhe leje qëndrimi franceze. Pas verifikimit të këtyre dokumenteve ka rezultuar se lejet e qendrimit të paraqitura, ishin të falsifikuara.

Në përfundim të veprimeve, materialet proceduriale në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesore Tiranë, për vepren penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas është proceduar penalisht shtetasi H. P., 59 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut, kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm të bagazheve, si dhe për kontroll fizik, 59-vjeçarin.

Gjatë kontrollit të bagazheve, këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bizhuteri (unaza, varëse dhe sende të tjera) të padeklaruara në degën e Doganës Rinas.

Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me autoritetet doganore të Rinasit, do të vijojë kontrollet e imtësishme, me qëllim parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "U NEUTRALIZUA NGA OFICERI I VESHUR SI CIVIL"/ DETAJE nga vrasja e 30-vjeçarit në Ferizaj
Previous article PUTIN I PREMTON VUÇIÇIT GAZ TË LIRË/ Çfarë biseduan për Kosovën?

s.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet shefi i laboratorit shkencor të policisë, Fatjon Kalluci dhe administratori i Agroturizmit “Kodra e Kuajve”, Embro Sulejmani Aktualitet

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet shefi i laboratorit shkencor të policisë, Fatjon Kalluci dhe administratori i Agroturizmit “Kodra e Kuajve”, Embro Sulejmani

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE"/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale Aktualitet

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE"/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË/ Makina përplaset me motomjetin në Don Bosko, humb jetën 64-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË/ Makina përplaset me motomjetin në Don Bosko, humb jetën 64-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT