• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONTROLLI LARTË I SHTETIT: Në katër muaj shkelje të administratës me dëm financiar 35.4 mln euro
Home
Shqipëri

KONTROLLI LARTË I SHTETIT: Në katër muaj shkelje të administratës me dëm financiar 35.4 mln euro

31 May, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Auditimet e kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në periudhën janar-prill 2018 kanë konstatuar shkelje nga ana e institucioneve që kapin shumën 35.4 milionë euro. Aktiviteti ekonomik i përfshirë në këto kontrolle është ai i kryer gjatë viteve 2015-2017.

Dëmi ekonomik është i ndarë në dy zëra. Parregullsitë dhe shkeljet financiare në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, në auditimet e kryera në katër muaj rezultojnë me dëm ekonomik në shumën totale prej afro 2.6 miliardë lekësh ose 20.2 milionë euro. Zëri i dytë ka të bëjë me shkeljen e disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej më se 1.9 miliardë lekësh, afërsisht 15.2 milionë euro.

Abuzimet më të mëdha të konstatuara si dëm ekonomik u takojnë Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare KESH sh.a, në vlerën 1.594.920.000 lekë, ose 12.3 milionë euro, si pasojë e miratimit nga bordi i ERE-s për marrëveshjen me shoqërinë OST për shërbimet ndihmëse dhe balancimit të sistemit elektroenergjitik dhe si pasojë “privatizimi i magazinës Shkozet” i kryer nga Ministria e Financës dhe ZVRPP Durrës në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. Po kështu, dhe nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, në vlerën 211.358.000 lekë, si pasojë e detyrimeve (të ardhurat e realizuara por të papërdorura) që përbëjnë vlerën e fitimit, të cilat nuk janë derdhur në Buxhetin e Shtetit nga AAC, thuhet në raportin e KLSH.

Një shifër po kaq e madhe dëmi konstatohet dhe nga një hipotekë e vogël. Konkretisht, sipas KLSH, ZVRPP Malësi e Madhe ka shkaktuar dëm në vlerën 234.519.000 lekë si pasojë e mosvlerësimit të vlerës të shitjes dhe dhënies me qira të pasurive të regjistruara dhe kamatëvonesa për regjistrime të vonuara.

Vendorët
Disa nga bashkitë me më shumë shkelje janë: Bashkia Kamëz, në vlerën 487.395.000 lekë, apo 3.8 milionë euro, si pasojë e mosfillimit të procedurave të nevojshme ligjore për kthimin e vendimeve të gjobave në tituj ekzekutiv nëpërmjet Gjykatës dhe për pasojë mosarkëtimin në Buxhet të këtyre vlerave; Bashkia Rrogozhinë, në vlerën 103.695.000 lekë, si pasojë e mosfillimit të procedurave të nevojshme ligjore për kthimin e vendimeve të gjobave në tituj ekzekutiv nëpërmjet Gjykatës dhe për pasojë mosarkëtimin në Buxhet të këtyre vlerave; Bashkia Belsh, në vlerën 99.810.000 lekë, si pasojë e mosverifikimit të ligjshmërisë dhe procedurave të qiradhënies së tokave bujqësore (ankandet, vendimet e bordit, etj), në lidhje me kultivimet dhe mirëmbajtjen e këtyre tokave, etj.

Vendorët e Bashkisë Kamëz akuzohen edhe për nëj dëm në vlerën 327.217.000 lekë, si pasojë e pagesave nga fondi i investimeve, të cilat kanë një impakt negativ financiar në buxhetin e bashkisë.

Ndërkohë, tek Bashkia Belsh është konstatuar dëm në vlerën 286.080.000  lekë si pasojë e përdorimit jo me efektivitet të fondeve në 7 procedura prokurimi dhe tek Bashkia Rrogozhinë, në vlerën 217.167.000 lekë, nga të cilat: 195.4 milionë lekë, si pasojë e përdorimit jo me efektivitet të fondeve në 4 procedura prokurimi; 21.8 milionë lekë, si pasojë e pagesave të bëra jo në përputhje me aktet ligjore, nënligjore në fuqi për ekipin mbështetës të klubit të futbollit “Egnatia” dhe futbollistët e ekipit, etj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tjetër 2-golësh i Ibrës në MLS, por këtë herë mungon përmbysja e Galaxy (VIDEO)
Previous article Kontolli fizik i makinave do kalojë tek privati, ja si do të veprohet

Redaktor2

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT