Presidenti i Egjiptiit Abdel Fattah al-Sisi ka nënshkruar një ligj të ri që forcon kontrollet në internet. Legjislacioni mbi “krimin kibernetik” nënkupton që faqet e internetit mund të bllokohen në Egjipt nëse konsiderohet se përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare ose ekonominë.
Autoritetet thonë se masat e reja janë të nevojshme për të luftuar paqëndrueshmërinë dhe terrorizmin. Por grupet e të drejtave të njeriut e akuzojnë qeverinë për përpjekjet për të shtypur të gjitha mospajtimet politike në vend. Shoqata e Lirisë së Mendimit dhe Shprehjes me bazë në Kajro tha se më shumë se 500 faqe u bllokuan tashmë në Egjipt para se të nënshkruhet ligji i ri.
Muajin e kaluar një ligj tjetër u miratua nga parlamenti, por që duhej të miratohej nga Presidenti Sisi, i cili do të lejonte që çdo llogari të mediave sociale me më shumë se 5.000 ndjekës, të vendosej nën mbikëqyrje.
Human Rights Watch dha një paralajmërim muajin e kaluar se autoritetet egjiptiane po përdorin gjithnjë e më shumë ligjet dhe gjykatat kundër terrorizmit për të ndjekur padrejtësisht gazetarët, aktivistët dhe kritikët.
Të arrestuarit në kohët e fundit, përfshijnë blogerin e mirënjohur dhe mbrojtësin e të drejtave Wael Abbas, si dhe Amal Fathy, një aktiviste politike dhe gruaja e kreut të Komisionit Egjiptian për të Drejtat dhe Liritë.
/AlpeNews.al


