• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONTROLLE NË DET DHE TOKË/ Policia në gatishmëri për sezonin turistik, Boshnjaku: Angazhim maksimal…
Home
Breaking News

KONTROLLE NË DET DHE TOKË/ Policia në gatishmëri për sezonin turistik, Boshnjaku: Angazhim maksimal…

12 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Drejtuesit e Policisë së Shtetit vijojnë inspektimin e masave të ndërmarra nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku, bashkë me Shefin e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë Fadil Veli dhe Shefin e Komisariatit të Policisë Sarandë Gerald Toska, kanë parë nga afër zbatimin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në portin e Sarandën dhe në plazhin e Ksamilit.

Boshnjaku ka thekuar se Policia e Shtetit është mjaft e angazhuar dhe do të vijojë të jetë e tillë, gjatë gjithë sezonit turistik, me qëllim që qytetarët të pushojnë të qetë dhe të sigurtë.

“Jemi sot këtu, në portin e Sarandës, së bashku me 2 drejtuesit kryesorë të Komisariatit të Policisë Kufitare dhe të Komisariatit të Policisë Sarandë, për të menaxhuar dhe për të parë nga afër masat për sezonin turistik. Policia e Shtetit është shumë e angazhuar për mbarëvajtjen e këtij sezoni turistik, qoftë në det dhe në tokë. Nga pjesëtarët e të dy komisariateve ka patur dhe ka një angazhim maksimal për rend, siguri, për të ofruar një shërbim më të mirë ndaj qytetarëve dhe për të qenë një shembull shumë pozitiv në menaxhimin e këtij sezoni. E gjithë kjo bëhet me kontributin e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke patur si synim kryesor ofrimin e sigurisë, qoftë në det dhe në tokë. Në falënderojmë të gjithë qytetarët, për angazhimin, për mirëkuptimin dhe për problematikat që ata kanë ngritur pranë institucionit të Policisë së Shtetit, dhe do të qëndrojmë çdo ditë, së bashku me ta, për të ofruar këtë rend dhe këtë siguri”, tha Saimir Boshnjaku.

“Në zbatim të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë ka marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë në det. Janë marrë të gjitha masat edhe në pikat e kalimit kufitar, në hyrje-daljet e qytetarëve shqiptarë dhe të huaj. Kemi marrë masa edhe në kufirin jeshil, për parandalimin e trafiqeve të paligjshme, ku risi këtë vit është bashkëpunimi me Frontex-in, në të gjithë sektorin që mbulon Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë. Në pikat e kalimit kufitar janë shtuar postet e punës për fluksin gjatë sezonit turistik. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën bregdetare, nga Borshi deri në Ksamil, janë ndëshkuar me masa administrative 25 përdorues të mjeteve lundruese, për shkelje të rregullave të lundrimit në det dhe për cenim të sigurisë së pushuesve”, tha Fadil Veli.

“Shërbimet në terren, në çdo kohë për të garantuar rendin, sigurinë dhe qetësinë e pushesve. Patrulla me biçikleta është në koordinim të vazhdueshëm me Njësinë Detare. Nuk do të ketë asnjë tolerim për individët që shkelin perimetrin e sigurisë, duke vënë në rrezik jetën e pushuesve. Gjithashtu, nga Komisariati janë marrë masa për parandalimin e ndotjes akustike. Me këtë rast, dua të falënderoj qyetarët, për besimin që kanë krijuar ndaj Policisë, për denoncimet, si për rastet e ndihmës, ashtu edhe për denoncimet për shkeljet e ligjit”, tha Gerald Toska.

Inspektimi nga drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, në terren, për zbatimin e masave për sezonin turistik, do të vijojë përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe në zonat turistike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ARRESTUA PËR ATENTATIN E ARJAN NDOJËS NË 2019/ GJKKO refuzon kërkesën për liri të Ramazan Rrajës
Previous article BURG PËRJETË PËR SHQIPTARIN QË VRAU ARKITEKTIN ITALIAN/ E veja: Nuk do ketë kurrë drejtësi, im bir nuk ka më një baba

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT