• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONTROLL I BEFASISHËM NË BURGUN GREK/ Zbulohen celularë e thika në qelinë e Alket Rizait dhe një shqiptari tjetër
Home
Aktualitet
Kronikë

KONTROLL I BEFASISHËM NË BURGUN GREK/ Zbulohen celularë e thika në qelinë e Alket Rizait dhe një shqiptari tjetër

25 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një operacion i befasishëm është zhvilluar në burgun e Domokosit nga strukturat e Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar në Greqi.

Sipas informacioneve nga mediat greke, raportohet se mes qelive ku u kryen kontrolle të imtësishme ishin edhe ato të të dënuarit shqiptar Alket Rizai, si dhe të një dënuari tjetër shqiptar të njohur me nofkën “Sandri”, i konsideruar organizatori kryesor i trafikut të 1.2 ton kokainë në Astakos të Etoloakarnanisë, nga Karaibet, në janar 2020.

Gjatë kontrolleve, oficerët e të ashtuquajturit “FBI-së greke” sekuestruan telefona celularë, karikues dhe thika, pavarësisht se vetëm pak ditë më parë, më 20 shkurt, ishte zhvilluar një tjetër operacion në të njëjtin burg, ku u kontrolluan 17 qeli.

Sipas informacioneve të mediave greke, në vendngjarje ndodhej edhe Rizai, i cili mohon praninë e tij. Megjithatë, burime zyrtare flasin për kontradikta mes dëshmisë së tij dhe deklarimeve të disa punonjësve të burgut.

Sipas burimeve zyrtare, operacionet e njëpasnjëshme në institucionet e vuajtjes së dënimit do të vijojnë, me qëllim parandalimin e futjes së armëve, lëndëve narkotike dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme.

Ndërkohë, hetimet vijojnë edhe për vrasjen e një të dënuari të rrezikshëm, i cili u ekzekutua me armë zjarri brenda ambienteve të Burgut. Deri tani është arrestuar i dënuari që dyshohet se ka qëlluar, si dhe një kryeroje burgu. Megjithatë, burime pranë hetimit nuk përjashtojnë lëshimin e urdhër-arresteve të tjera në vijim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E BIZNESMENIT NË TEPELENË/ Dëshmia në GJKKO: Hapa derën se më ra plumbi në shtëpi, kur dola e pashë…
Previous article REFORMA ZGJEDHORE/ Ambasadori i BE takon Bylykbashin e Gjiknurin: Prioritet proceset e besueshme elektorale

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT