• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kontroll falas për dhëmbët e fëmijëve në kopshte e shkolla
Home
Shëndet

Kontroll falas për dhëmbët e fëmijëve në kopshte e shkolla

5 November, 2017 Klea.XH Shëndet

Mungesa e informacioneve të duhura bën që shpesh herë prindërit t’i neglizhojnë problemet e gojës te fëmijët.

Për këtë arsye, për herë të parë në kopshtet dhe shkollat e Tiranës do të ndërmerret një fushatë kontrolli falas për fëmijët e moshës 3 deri në 18 vjeç.

Kjo do të bëhet e mundur falë marrëveshjes që Bashkia e Tiranës ka nënshkruar me Fakultetin e Mjekësisë Dentare.

Dekania Edit Xhajanka pohon se nëpërmjet këtij depistimi do të nxirren edhe të dhëna lidhur me përhapjen e problemeve të shëndetit oral të fëmijët.

Xhajanka: “Diskutohet për promocionin dhe kujdesin oral te fëmijët e moshës nga 3 deri në 18 vjeç. Projekti përfshin një sërë leksionesh promovuese dhe seanca demonstruese si dhe ekzaminimet që do të bëhen në fëmijët e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të qytetit të Tiranës, duke demonstruar në mënyrë të detajuar mënyrën se si duhen larë dhëmbët, çfarë materialesh duhet të përdoren edhe për flourizimin. Ka metoda të thjeshta dhe pak të kushtueshme që janë silantet që përdoren sot”.

Për herë të parë në Tiranë është zhvilluar Kongresi i Mjekësisë Dentare, ku kanë marrë pjesë mbi 30 profesorë nga universitetet më të njohura europiane.

Në këtë Kongres, Fakulteti i Mjekësisë Denatre ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbim eksperiencash me Qendrën e njohur Universitare gjermane Charite Berlin.

Xhajanka: “Përfitimi ynë do të jetë shumë i madh, qoftë në sensin e shkëmbimit të stafit akademik, lëvizjen e studentëve, qoftë në fitimin e një projekti 2-vjeçar që financohet nga Ministria Federale Gjermane, me një vlerë fillestare prej 50 mijë euro”.

Në Kongres janë diskutuar sfidat dhe risitë në fushën e stomatologjisë, siç janë teknologjia e përpunimit të punimeve protetike në mënyrë kompjuterike pa metal, procedura që në Shqipëri ekzistojnë, por nuk janë të masivizuara në shumicën e klinikave dentare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Dalin pamjet mes biznesmenit të arrestuar dhe Tahirit, ja çfarë i ka lidhur bashkë
Previous article Kim Kardashian i lë sytjenat në shtëpi

Klea.XH

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT