• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
KONTRATAT KONCESIONARE / Gjiknuri: Monitorim nga kompani të huaja inxhinierike
Home
Ekonomi

KONTRATAT KONCESIONARE / Gjiknuri: Monitorim nga kompani të huaja inxhinierike

27 July, 2018 Sadik.Autor Ekonomi

Me qëllim monitorimin në terren të kontratave koncesionare, qeveria shqiptare do të kontraktojë kompani të huaja inxhinierike.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri gjatë një interviste televizive theksoi se monitorimi do të rrisë sigurinë për punimet, pasi paralelisht kompania konsulente do të ndjekë punimet në mënyrë të detajuar.

“Në të gjitha kontratat koncesionare ne do të kontraktojmë kompani të huaja inxhinierike, në formën e konsulentit. Do të jenë kompani të njohura për tregun ndërkombëtar të kësaj fushe, të cilat do të certifikojnë volumin e punimeve, si dhe cilësinë e tyre. Që në momentin që nis kontrata dhe nis puna për zbatimin e saj, paralelisht kompania konsulente do të ndjekë hap pas hapi ecurinë. Ne shumë shpejt do të hapim tenderin për të përzgjedhur konsulentin e parë për “Rrugën e Arbrit” dhe këtë do të bëjmë për çdo projekt me PPP”.

Ministri Gjiknuri në fjalën e tij bëri me dije se bizneset që do të marrin përsipër ndërtimin e veprave të tilla dhe që nuk sigurojnë financimet e nevojshme do t’i anulohet kontrata.

“I vetmi problem, apo merak që duhet të kemi është çështja: A do të jenë këto projekte të financueshme? ‘Rruga e Arbrit’ tregoi se u gjet financimi në bankat e brendshme. Por në çdo rast, në momentin që për një afat kohe të caktuar kompania nuk siguron financimin e nevojshëm ne do t’i anulojmë kontratën. Por nga ana tjetër ne kemi vënë edhe garanci për kontratat. Nëse ato nuk zbatohen sipas kushteve të miratuara, ne i mbajmë garancinë që arrin në miliona euro”.

Duke u ndalur te kostot me të cilat po financohen projektet, ministri theksoi se “këto kosto janë reflektim i projekteve të detajuara nga institucionet publike, siç është edhe Instituti i Ndërtimit, ku certifikohen volumet të përkthyera edhe në çmime, që i referohen manualeve fiskale të ndërtimit. Por nga ana tjetër çdo para që shpenzohet, qoftë edhe nga buxheti i shteti, ka interesa të përfshira. Ashtu sikundër Ministria e Financave del në tregun ndërkombëtar dhe merr borxh kundrejt një interesi të caktuar, ashtu edhe ne ndërtojmë rrugë që kanë interesin e parasë të shkrirë në koston e projektit”.

Qeveria ka dhënë deri tani dy projekte për ndërtim rrugësh nëpërmjet programit 1 mld euro, “Rrugën e Arbrit” dhe atë Thumanë – Kashar, kostoja e tyre arrin në 500 milionë euro. Për ministrin kjo skemë e realizimit është më e mira e mundshme në kushtet ekonomike që ndodhet ekonomia shqiptare

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kujtime nga burgu për Adem Demaçin, ja të dhënat rrënqethëse nga jeta e “Mandelës së Ballkanit”
Previous article LEGJENDA SPANJOLLE/ Iniesta ndryshon rregulloren e kampionatit Japonez...

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT