Kryeministri Edi Rama ka folur në një konferencë, e para e 2022 me qytetarët për një sërë çështjesh. Rama iu është përgjigjur ‘live’ pyetjeve të shumta të ardhura nga qytetarët në adresë të tij. Një prej tyre kishte të bënte me rritjen e çmimeve të mallrave të konsumit.
Rama tha se të dhënat që janë marrë nga konsumi i fundvitit janë të dhënat më të hatashme në krahasim me të gjitha vitet me radhë, pra konsumi më i lartë në fundvit. Ai theksoi se çmimet i vendos tregu dhe jo qeveria.
“Së pari të dhënat që kemi marrë nga konsumi i fundvitit janë të dhënat më të hatashme, krahasuar jo me vitin e shkuar, por me të gjitha vitet me radhë. Kemi konsumin më të lartë në aspektin e parave të investuara në fundvit për të blerë. Çmimet nuk i vendos qeveria. Jemi në një sistem tjetër ku çmimet i vendos tregu. Qeveria mund të ndërhyjë kur bëhet fjalë për çmimin e energjisë, kurse çmimin e konsumit të përditshëm në treg e vendos tregu. Natyrisht tregu ka një logjikë të vetën në vendosjen e çmimeve, që do të thotë ka treg”, deklaroi Rama.


