• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONSENSUS PS-PD/ Reforma Zgjedhore miratohet në parim në Kuvend me 105 vota pro
Home
Politikë

KONSENSUS PS-PD/ Reforma Zgjedhore miratohet në parim në Kuvend me 105 vota pro

26 July, 2024 s.autor Politikë

Mazhoranca dhe opozita miratuan me konsensus në Kuvend, ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

  • foto galeri
  • foto galeri

Me 105 vota pro, 8 kundër dhe asnjë abstenim, PD dhe PS i qëndruan dakordësisë së shprehur në Komisionin e Ligjeve të mërkurën. Si çdo nismë, ligj dhe reformë, jo të gjitha palët i la të kënaqura. Reforma u kontestua nga një pjesë e deputetëve të opozitës.

Vullnetin tyre kundër ndryshimeve të Reformës Zgjedhore e shprehën Basha, Alibeaj, Sula, Duka, Mediu, Shehi, Jakupllari dhe Bakiu.

Lulzim Basha, Famir Mediu, Dashamir Shehi, Bujar Leskaj, Dashnor Sula, Enkelejd Alibeaj e Kreshnik Çollaku ishin ndër zërat kritikë. Mes tyre kishte edhe nga ata që e quajtën pazar mes mazhorancës dhe opozitës Kodin e Ri Zgjedhor.Listat 1/3 e mbyllur, 2/3 e hapur

Kështu, në zgjedhjet e ardhshme për herë të parë do të jetë e mundur që emigrantët shqiptarë të shprehin vullnetin e tyre pa u detyruar që të jenë fizikisht në Shqipëri.

Në seancën e fundit plenare për këtë sesion u miratua dakordësimi mes mazhorancës dhe opozitës për lista të hapura në 2/3 e tyre dhe 1/3 të mbyllura.

PS dhe PD parashikohet të dorëzojnë në KQZ dy lista; listë shumemërore të fiksuar të kandidatëve, si dhe listën shumemërore të kandidatëve, që i nënshtrohen votimit parapëlqyes. Lista e fiksuar renditet me shifra duke nisur nga njëshi, ndërsa lista shumemërore e kandidatëve me votim të parapëlqyer nga zgjedhësit vendosen në rend alfabetik sipas mbiemrave të tyre.

Voton diaspora

Sa i përket votës së emigrantëve, KQZ drejton, mbikëqyr dhe është përgjegjëse për procesin për përgatitjen e zgjedhjeve gjithashtu organizon votimin. Çdo ent tjetër shtetëror ose privat që përfshihet në këtë proces janë të detyruar të zbatojnë rregullat e përcaktuara në këtë Kod dhe në aktet nënligjore që miraton KQZ-ja në zbatim të tij.

Pragu elektoral

Kodi i ri Zgjedhor bën edhe një tjetër ndryshim. Pragu elektoral kombëtar do të jetë 1%. Kjo iu jep mundësi përfaqësimi partive të vogla, por mandati për to do të kalkulohet vetëm nëse në një qark të caktuar tejkalojnë shifrën e 7 mijë votave.

Votim elektronik në 5 qarqe?

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025, në 5 qarqe pritet të implementohet votimi elektronik. Kjo u paralajmërua nga bashkëhartuesi i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri nga foltorja e Kuvendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË TROPOJË/ Alpinisti nga Kosova rrëzohet nga shkëmbi në Valbonë, ndërron jetë...
Previous article DORËHIQET SI KRYETARE KUVENDI/ Lindita Nikolla: E mbyll këtë rrugëtim për arsye shëndetësore! Edhe pse kam marrë sulme, sot më mbetet...

s.autor

Postime të ngjashme

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve Politikë

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT