• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONKLUZIONET/ KE: Kosova të luftoje krimin e organizuar dhe korrupsionin
Home
Rajon

KONKLUZIONET/ KE: Kosova të luftoje krimin e organizuar dhe korrupsionin

30 November, 2020 F.autor Rajon

Këshilli i Bashkimit Evropian edhe këtë vit do të miratojë konkluzionet për procesin e zgjerimit dhe procesin e stabilizim-asocimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes së cilave do të bëjë ftesë për nevojë urgjente për reforma dhe për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Drafti tashmë është përgatitur dhe teksti i tyre është në proces të miratimit nga përfaqësuesit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Në këtë draft, tekstin e të cilit e ka parë Radio Evropa e Lirë, Kosova ftohet që të përmirësojë urgjentisht përpjekjet për përmirësimin e sundimit të ligjit, të shtojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe reformave të administratës publike.Nga Kosova kërkohet edhe vazhdim i përkushtimit ndaj Dhomave të Specializuara, në përputhje të plotë me obligimet ndërkombëtare të saj, ligjet vendore dhe si një rrugë për të dëshmuar përpjekje të sinqerta për sundimin e ligjit, liritë themelore, drejtësi dhe pajtim.

Si në pjesën kushtuar Kosovës ashtu edhe atë për Serbinë, Këshilli i bllokut evropian, përmes këtyre draft-konkluzave, kërkon që të vazhdojnë angazhimin në dialog me vullnet të mirë dhe në frymën e bashkëpunimit dhe kompromisit në mënyrë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e BE-së.

Këshilli do t’i ftojë palët që të respektojnë dhe implementojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri me tash në procesin e dialogut.

“Këshilli rikujton se progresi në normalizimin e raporteve me Serbinë është një parim themelor i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe është bazë për zhvillimin e raporteve dhe bashkëpunimit mes BE-së dhe Kosovës”, thuhet në këtë dokument.

Nuk ka asnjë të re sa i përket liberalizimit të vizave. Në këtë draft vetëm përsëritet se “Këshilli kupton rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet se “propozimi është duke u shqyrtuar në Këshill” dhe rikujtohet se Komisioni Evropian kishte propozuar qysh në vitin 2018 që Kosovës t’i hiqen vizat.

Këshilli i BE-së, siç thuhet në tekstin e përgatitur për këto konkluza, të cilat duhet të miratohen nga shtetet anëtare, kërkon nga Serbia që të vazhdojë procesimin e rasteve të krimit të luftës. Po ashtu nga Serbia kërkohet që të parandalojë glorifikimin e kriminelëve të luftës.

Nga të gjitha shtetet e Ballkanit kërkohet që të përshtatin qëndrimet e tyre me BE-në në çështjet e politikës së jashtme sidomos për masat restriktive që BE-ja miraton për shtetet e treta.

Teksti i këtyre konkluzave, që kanë edhe pjesën e përgjithshme për rajonin por edhe ato të veçanta për secilin vend, është një lloj i përmbledhjes së të gjeturave të Komisionit Evropian, të cilat janë botuar në paketën e zgjerimit dhe raportet e progresit të miratuara kohë më parë.

Ndonëse në këtë dokument përmendet edhe pritja që “sa më parë” të nisin negociatat e anëtarësimit mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë, nuk përmendet ndonjë datë se kur mund të ndodhë kjo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM PARË NJË GRIEZMANN TË VËRTETË"/ Koeman: Nuk dija gjë për atë që bëri Messi
Previous article KURBINASIT KTHEHEN PAS NË KOHË/ Ja para sa vitesh Laçi shënonte 6 herë brenda një ndeshje

F.autor

Postime të ngjashme

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT