Paraditja e së shtunës do të mbajë në sheshin “Nënë Tereza” Kongresin e partisë socialiste.
Siç shihet në foton e siguruar nga AlpeNews.al, pamjet fantastike si të një stadiumi tregojnë mijëra karriget e vendosura në shesh dhe pjesëmarrjen që pritet të ketë.
Këtu do të zhvillohet pjesa e dytë e Kongresit të PS në orën 11:00-13:00 si pjesë vijuese e turit të kryeministrit për “Bashkinë që duam”.
Pritet të flasin Blerina Gjylameti, kryetare e PS në Tiranë, Erion Veliaj si dhe kryeministri Edi Rama që pritet te mbajë nje fjalim të rëndësishem politik që do të shënojë edhe ndjezjen e motorave të PS për fushatën e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Gjithashtu, pritet të prezantohet edhe lista e 100 kandidatëve të PS për 61 vendet në Këshillin Bashkiak të qytetit të Tiranës.
/AlpeNews.al




