• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFLIKTI SHBA-IRAN/ Gjermani bën thirrje për maturi në deklarata: Paqja mes dy vendeve është shumë…
Home
Europë

KONFLIKTI SHBA-IRAN/ Gjermani bën thirrje për maturi në deklarata: Paqja mes dy vendeve është shumë…

24 July, 2018 g.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Qeveria gjermane ka kritikuar tonin e ashpër në konfliktin mes SHBA dhe Iranit. Replikat mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij iranian, Hasan Rohani kanë shkaktuar rritjen e çmimit të naftës.

Pas shkallëzimit verbal të konfliktit mes SHBA dhe Iranit, ku presidenti Trump i kundërpërgjigjet ashpër presidentit iranian, Rohani “mos na kërcënoni më kurrë”, reagon edhe qeveria gjermane. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme u shpreh: “Ne mbështesim bisedimet dhe dialogun dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve, kjo vlen veçanërisht për palën iraniane, për maturi dhe çtensionim të retorikës. Kërcënimet me dhunë ushtarake nuk janë “asnjëherë ndihmuese“.

Ndërkohë të hënën replikat e ashpra mes SHBA dhe Iranit çuan në rritjen e çmimit të naftës me 1,8%, në 74,41 dollarë për fuçi. Investitorët i tremben faktit, që Irani mund të mbyllë një rrugë shumë të rëndësishme të furnizimit me naftë përmes Gjirit Persik dhe me këtë të shkaktojë ngushtica të mëdha në furnizimin me naftë.

Kërcënimi i Iranit

Në fundjavë ishte forcuar toni mes dy vendeve. Presidenti Rohani paralajmëroi në fundjavë nga ndjekja e një politike armiqësore kundër Republikës Islamike. “Amerika duhet ta dijë se paqja me Iranin është nëna e çdo paqeje dhe një luftë me Iranin është nëna e të gjithavë luftërave”, citoi  agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve, Isna kreun e shtetit iranian. “Mister Trump, mos luani me bishtin e luanit”,  u shpreh Rohani para diplomatëve, duke përdorur këtë proverb persian.

Trump kundërpërgjigjet – Jini të kujdesshëm!

Trump u kundërpërgjigj ashpër me një referim të drejtpërdrejtë presidentit Rohani. “Asnjëherë mos guxoni të kërcënoni Shtetet e Bashkuara, ndryshe do të vuani pasoja, të cilat nuk i keni vuajtur kurrë më parë në histori. Ne nuk jemi më vendi që pranon fjalët tuaja demente të dhunës dhe vdekjes. Jini të kujdesshëm!”

Ndërsa Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo e krahasoi lidershipin iranian me mafian. “Ai ka përfituar nga pazaret ilegale, korrupsioni dhe mashtrimi”, tha ai. Ndërkohë Irani e akuzoi SHBA se po zhvillon luftë psikologjike dhe ndërhyn në punët e brendshme të Iranit. Presidenti amerikan, Donald Trump që në fillim të presidencës së tij ka kritikuar ashpër Iranin. Ai urdhëroi daljen nga marrëveshja atomike me Iranin, kundër vullnetit të shteteve të tjera nënshkruese. Trump synon një marrëveshje tjetër pasuese, të cilën Irani e refuzon kategorikisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUHIA E SË HËNËS/ Fermerët në ALARM: Na janë prishur të gjithë të mbjellat. Duhet të...
Previous article E PËRDITËSUAR/ Bilanci paraprak i dëmeve në Athinë: Zjarri dogji 6500 shtëpi. Numri i VIKTIMAVE drejt...

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT