• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFLIKTI NË LINDJEN E MESME/ Macron në Tel Aviv: Franca qëndron krah për krah me Izraelin
Home
Botë

KONFLIKTI NË LINDJEN E MESME/ Macron në Tel Aviv: Franca qëndron krah për krah me Izraelin

24 October, 2023 s.autor Botë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u zotua të martën se nuk do ta lërë Izraelin vetëm në luftën e tij kundër militantëve, por paralajmëroi për rreziqet e përshkallëzimit të luftës në konflikt rajonal.

Pasi u takua me familjet e viktimave franceze në aeroportin e Tel Avivit, Macroni tha gjatë një bisede me presidentin e Izraelit, Isaac Herzog në Jerusalem se Franca qëndron “krah për krah” me Izraelin dhe se synimi i parë duhet të jetë lirimi i pengjeve në Rripin e Gazës.

Ushtria e Izraelit, e cila është duke u përgatitur për një pushtim tokësor të Gazës së mbipopulluar me palestinezë, thotë se Hamasi po i mban 222 pengje.

“Ne duam që ju të jeni të sigurt se ne nuk do t’ju braktisim në këtë luftë kundër terrorizmit. Është detyra jonë të luftojmë kundër terrorizmit, pa asnjë huti dhe pa e zgjeruar këtë konflikt”, tha Macron gjatë vizitës së tij në Izrael të martën.

Yocheved Lifshitz dhe Nurit Cooper, të cilat ishin mbajtur peng nga grupi militant Hamas, lirohen nga militantët siç shihen në këtë fotografi të shkëputur nga një

Përtej solidaritetit me Izraelin, Macroni erdhi me synim për të bërë “propozime që janë sa më të arritshme” për ta parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, për t’i liruar pengjet dhe për ta garantuar sigurinë e Izraelit dhe punën drejt një zgjidhje dyshtetërore, thanë këshilltarët e tij.

Sipas tyre, gjatë vizitës së tij Macroni do të bëjë përpjekje për një armëpushim humanitar.

Vizita e Macronit në Izrael vjen një ditë pasi ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian nuk arritën të pajtohen për një “ndërprerje humanitare” të luftimeve mes Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas, në mënyrë që të lejohet futja e më shumë ndihmave humanitare për civilët në Gazë.

Macroni do të takohet edhe me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Zyra e Mohamoud Abbas tha se Macroni do të takohet edhe me liderin palestinez në Ramallah, Bregun e uzurpuar Perëndimor.

Macroni është lideri më i fundit evropian që e viziton Izraelin në ditët e fundit, pas presidentit amerikan Joe Biden dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I AKUZUAR PËR 30 VRASJE NË RUSI/ Blindohet gjykata e Shkodrës, del sot në gjyq Igor Kokunov, ‘koka’ e grupeve kriminale në Beograd
Previous article EMRI/ U siguronte armatime bandave kriminale, përfundon në pranga 38-vjeçari në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT