I riu palestinez Emin Selim, që u plagos nga ushtarët izraelitë pasi hapi flamurin turk gjatë protestave në kufirin e Gazës, ka theksuar se ushtarët e kanë vënë në shënjestër qëllimisht flamurin turk.
Palestinezi 20 vjeçar Emin Selim i cili nuk e lëshoi nga dora flamurin turk pavarësisht se u plagos duke u qëlluar në këmbë nga ushtarët izraelitë, ai për ekipin e AA-së ka hapur dyert e shtëpisë së tij e cila ndodhet në rajonin Suxhaijje, në verilindje të Gazës.
Duke shpjeguar përjetimet e ndodhura ditën e martë në kufi, Selim tha se ai ka mbajtur në duar flamurin turk ashtu sikurse edhe herë të tjera në shenjë falënderimi për mbështetjen e Turqisë ndaj Palestinës.
“Duke ngritur flamurin turk, dëshiroja të shprehja falënderimin për mbështetjen e Turqisë ndaj popullit të Palestinës”, është shprehur i riu palestinez, i cili ka theksuar se ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj tij për shkak se janë shqetësuar për valëvitjen e flamurit turk në Gaza, e cila që prej 12 vitesh ndodhet nën rrethim.
“Shqetësohen nga qëndrimi guximtar i Erdoğan dhe popullit palestinez”
“Ushtarët izraelitë vendosën në shënjestër qëllimisht këtë flamur. Sepse shqetësohen nga qëndrimi guximtar i presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe popullit palestinez”, tha Selim.
Duke theksuar se nuk mban për herë të parë flamurin turk dhe posterin e presidentit Erdoğan në ngjarjet e përjetuara në kufirin e Gazës, Selim tha se “Me ngritjen e flamurit në të njëjtën kohë kisha dëshirë të uroja presidentin Erdoğan për fitoren në zgjedhjet e 24 qershorit. Sepse ky lider gjatë viteve në kalim na është ndodhur gjithmonë pranë dhe na ka mbështetur”.
Selim i cili është vënë në shënjestër nga ushtarët izraelitë në ngjarjet e ndodhura në kufirin me Gazën pasi ai ka hapur flamurin turk, tashmë qëndron i shtrirë në shtrat për shkak të thyerjeve në këmbën e majtë, por kjo nuk është hera e parë për atë pasi ai në protestat që vazhdojnë që nga 30 marsi e deri tani është plagosur edhe 3 herë të tjera.
Nëna e tij nuk ka mundur të durojë dhimbjen për martirët
I riu palestinez Emin Selim u shpreh se nuk kanë mundur të harrojnë 14 majin e cila përkujtohet si dita e masakrës së ushtarëve izraelitë në Rripin e Gazës.


