• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFLIKTI BRENDA PD-SË/ Veliaj: I kemi mundur, me vulë dhe pa vulë, të bashkuar dhe copë e çikë
Home
Politikë

KONFLIKTI BRENDA PD-SË/ Veliaj: I kemi mundur, me vulë dhe pa vulë, të bashkuar dhe copë e çikë

14 June, 2024 s.autor Politikë

Partia Socialiste e ka mundur Sali Berishën si me vulë, ashtu edhe pa vulë, të bashkuar ose copë e çikë. Me këtë mesazh iu drejtua socialistëve të Njësisë 1, Erion Veliaj, Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës. Sipas tij, PS do të fitojë sërish në zgjedhjet e 2025.

“Sot nuk është çështja te e majta dhe e djathta, sot janë përballë kultura me anti-kulturën. Sot janë përballë vlerat dhe rrugaçëria. Sot është përballë perëndimi dhe talibanët. Ka edhe një parti tjetër që djeg gomat, ndodhet në Afganistan. Quhet Partia e Talibanëve. Ata nuk dinë ta komunikojmë urrejtjen për Perëndimin, për zhvillimin, dhe djegin goma. Por, zgjedhja është shumë e qartë: kush do punën dhe kush do dhunën; kush do që të shkojë përpara, kush do që të shkojë mbrapsht; kush është për njerëzit, kush është kundra njerëzve. Dhe ajo që e do vendin ta çojë përpara, drejt Perëndimit, është vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë. Ne ata i kemi mundur, me vulë dhe pa vulë, të bashkuar dhe copë e çikë. Le ta bëjnë formulën si të duan, ne prapë do i mundim ata”, tha Veliaj.

Ai u ndal edhe te protestat e dhunshme të opozitës me molotovë para Bashkisë së Tiranës. Veliaj u shpreh se sot Shqipëria dhe Tirana janë duke përjetuar ditët më të mira, ndërsa opozita merret me djegie gomash.

Sot jemi në ditët tona më të mira dhe këtë e ka realizuar Partia Socialiste e Shqipërisë. Nuk jemi perfektë, por kush ka bërë 99 punë, i bën edhe 100. Kush djeg vetëm goma, kush vret njerëz, kush sakaton kundërshtarin e vet, eventualisht do i bëjë vetes atë që i ka bërë tjetrit. I pashë herën e fundit në protestë, ziheshin kush rrëmbente mikrofonin. Ia hidhnin flakën njëri-tjetrit, thashë do digjen me njëri-tjetrin, dhe si t’ia shpjegosh botës që u dogjën vetë?! Si mund ta bëjë njeri këtë në 2024? Njerëz që theren me njëri-tjetrin kush të shajë më shumë, kush të shpifë më shumë, kush të djegë më shumë”, tha ai.

Veliaj u shpreh se fajin për këtë sjellje me djegie gomash të opozitës nuk e ka vula. “Si mundet viti 2024, digjen goma akoma në Tiranë? Mendoni që e kanë fajin vulat? Ata edhe me vulë, prapë goma do djegin! Se vetëm ashtu dinë të komunikojnë, vetëm ajo është gjuha e shenjave të tyre”, nënvizoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJE MAHNITËSE NGA HIMARA/ Delfinët dhurojnë spektakël për turistët
Previous article DETAJET/ Të përfshirë në vrasje, si bashkëpunuan në trafikun e drogës turku ‘Ferhat’ me 30-vjeçarin shqiptar

s.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT