• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONFLIKTET BANALE QË PRODHOJNË DHUNË/ Sociologu: Alarmante, kriminelët e rrugës vijnë nga familje të dhunshme
Home
Sociale

KONFLIKTET BANALE QË PRODHOJNË DHUNË/ Sociologu: Alarmante, kriminelët e rrugës vijnë nga familje të dhunshme

24 February, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Nënë e bir u qëlluan më armë për një vend parkimi mbrëmë në Durrës. Autori ishte një i ri, Erges Juba. Në këtë konflikt u përfshinë dy familje por Juba ishte ai që shtiu ndaj Flamur Çermës, 23 vjeç dhe nënës së tij Valbona Çerma, 51 vjeçe. Për sociologun Gëzim Tushi, i cili i referohet kësaj ngjarjeje, dhuna në shoqërinë shqiptare nuk po zbutet. Sociologu Tushi mendon se të rinjtë janë grupmosha kryesore e llojeve të tilla të krimeve.

“Unë gjykoj se dukuria e dhunës dhe e krimin në shoqërinë shqiptare nuk është se po zbutet. Në fakt në kohët e fundit ka filluar kjo tendencë të agravohet dhe është bërë një plagë sociale jashtëzakonisht e ndjeshme dhe shumë shqetësuese për shoqërinë shqiptare. Në qoftë se do të bënim një statistikë të numrit të krimeve që ndodhin në shoqëri qoftë për arsye esenciale apo banale, është përkeqësim i klimës. Ka një lloj neurotizmi social, ka një lloj destabilizimi të sjelljes së njeriut. Ky qytetari nervoz, neurotik, agresiv, i paekuilibruar, fillon të kërkoj dominim mbi qytetarin e ekuilibruar dhe në njëfarë mënyre ka në përpjekje për të na ambientuar me këtë kulturë të dhunës dhe të krimit. Madje, duhet t’i konsiderojmë gati-gati si fenomene të zakonshme me të cilat duhet të bashkëjetojmë sepse nuk kemi se si ia bëjmë. Kjo është një gjë shumë e keqe! Për fat të keq pjesa më e madhe e krimit banal, e krimit ordiner, për arsye banale, instiktive, vijnë nga të rinjtë, të cilët e kanë mesa duket pak më të vështirë kontrollin dhe vendosjen e ekuilibrit midis arsyes dhe instikteves. Dominojnë instiktet, kanë ato veprimet agresive të pamatura, të menjëhershme, të aty për atyshme, domethënë më përpara veprojnë sesa mendojnë. Në fakt, më mbrapa bëhen pishman për atë që kanë bërë por krimi, si të thuash, është i kryer. Unë gjykoj që këtu ka shumë probleme, së pari është një problem shumë i madh edukativ, për shoqërinë shqiptare. Në dolëm në liri, kemi 30 vjet që jemi shoqëri e lirë, por mesa duket këtë liri po e shpërdorojnë kriminelët, po e shpërdorojnë njerëzit e paekuilibruar, të cilët kërkojnë ta vënë për fundi shoqërinë, shoqërinë e paqtë, e qetë, urbane, humane, njerëzit që kërkojnë të jetojnë, të jetojnë në mënyrë të qetë, të ekuilibruar. Shkaqet janë edukative padiskutim.” thotë sociologu Tushi.

Tushi e sheh problemin jo vetëm tek institucionet shtetërore, por si bazë kryesore familjen.

“Unë e di, shqiptarët e kanë më kollaj të thonë ‘Çfarë bënë policia, çfarë bënë shteti’, sigurisht shteti dhe policia duhet të bëjnë akoma më shumë për të disiplinuar këta manjakët e krimit, por mendoj se janë ca institucione të tjera që kanë të bëjnë me edukimin, sikurse është edukimi në familje, edukimi qytetarë në familje, largimi i dhunës nga familja. Një pjesë e këtyre që bëjnë akte kriminale në rrugë vijnë nga familje të dhunshme, nga familje që e kanë krimin limf të familjes së tyre, dhunën, dhunën bashkëshortore, dhunën ndaj fëmijëve. Edhe kjo pastaj reflekton edhe në sjelljet e tyre. Mbi të gjitha, në shoqërinë shqiptare është krijuar ideja se problemet këtu duhet të zgjidhen me forcë, domethënë edhe zënia e një parkimi, edhe marrja e një certifikate, edhe zgjidhja e një problemi, konflikti. Në vend që të gjejmë gjuhën e butë të komunikimit, të marrëveshjes, duke vënë arsyen në plan të parë, ne menjëherë vëmë instiktin, forcën, agresivitetin, sepse gradualisht po krijohet një e keqe e madhe sociale që shqiptarët po mendojnë se për të zgjidhur problemet duhet të përdoret forca. Kjo pastaj bënë që të filloj që nga bullizmi në kopshte, shkollat fillore, 9-vjeçare, dhe këto janë shfaqje latante të agresivitetit të dhunës dhe pastaj vazhdon me të njëjtën logjikë, zgjidhjes së problemeve me forcë dhe dhunë dhe hyjmë në rrugë dhe spirale të madhe kriminale, e cila shfaqet pastaj në familje e kudo në shoqëri gjithandej. Unë jam i mendimit se në qoftë se statistikisht do të bëjmë një analizë, kam përshtypjen që breznitë e reja në shoqërinë tonë po përkeqësohen dhe në njëfarë mënyre pjesën më të madhe të krimit e bëjnë të rinjtë. Në fakt, sociologët dhe psikologët thonë se, metaforikisht, izolojini të rinjtë dhe do të shihni se 95% e krimit do të bie” shton Tushi.

E vetmja formë për të përmirësuar këtë fenomen është bashkimi i të gjithë faktorëve të shoqërisë.

“Atëherë, do të thotë, se kur ne diagnostikojmë se ku është e keqja e krimit, e dhunës, e neurotizmit, pra është kryesisht tek të rinjtë, për shkak të moshës, për shkak të disekuilibrit midis anës fizike dhe mendore, midis arsyes dhe instikteve. Këtu duhet të përqendrohet vëmendja më e madhe, familja, shkolla, institucionet sociale këtu duhet të përqendrohen. Padyshim edhe ligji dhe policia. Domethënë kemi nevojë për një ortek social, një bashkim kompakt të të gjithë faktorëve për t’a mposhtur këtë dhunë që po shfaqet në shoqërinë tonë, për t’ia thyer këtë mentalitet të adoptimit me krimin dhe me dhunën e krimit të rrugës apo krimit ordiner. Ndryshe, cilësia e jetës do të përkeqësohet, ndryshe krimi do të rritet më tepër dhe pastaj do të bëhet shumë i vështirë për t’u sunduar nga shoqëria.” përfundon sociologu Tushi.

Pothuajse çdo ditë policia njofton për konflikte për motive të dobëta, të cilat agravojnë me përdorimin e armëve të zjarrit apo të ftohta. Harta e raportimeve është e larmishme, nga veriu në jug.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SI I MBIJETOVA COVID-19"/ Kameramani 65 vjeçar tregon: Optimizmi më shpëtoi nga vdekja
Previous article TEMPERATURAT DERI NË MINUTA 35 GRADË CELSIUS/ 39 makina përfshihet në një aksident në Rusi, të paktën 10 persona të lënduar (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT