• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONFIRMOHET NJË RAST ME COVID-19 NË POLIÇAN/ Kryebashkiaku Zotkaj merr masa drastike: I gjithë qyteti në karantinë,10 000 banorë të rrezikuar
Home
Sociale

KONFIRMOHET NJË RAST ME COVID-19 NË POLIÇAN/ Kryebashkiaku Zotkaj merr masa drastike: I gjithë qyteti në karantinë,10 000 banorë të rrezikuar

6 April, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Një 79-vjeçar nga qyteti i Poliçanit ka rezultuar pozitiv me Covid-19. I moshuari me iniciale A.L kishte 5-ditë me temperaturë 38, me probleme të theksuara në frymëmarrje, me kollē mbytëse, dhimbje gjoksi dhe muskulare dhe po trajtohej me oksigjeno-terapi.

Gjendja e pacientit ka ardhur duke u rënduar dhe aktualisht ai ndodhet i shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. I moshuari A.L ka pasur kontakt me djalin e tij 30-vjeç, të ardhur nga Greqia në 5 Mars 2020. Gjatë periudhës së karantinës i biri nuk ka shfaqur asnjë simptomë, ndërkohë që prej 2-ditësh ai ka kollë të thatë, dhimbje fyti,dhimbje gjoksi dhe muskulare dhe temperaturë 37.8  gradë. 30-vjeçari E.L mjekohej herë pas here për Bronchopneumoni bilaterale dhe tashmë po trajtohet me trajtim ambulator në Qendrën Shëndetësore në Poliçan.

Burimet zyrtare nga Drejtoria e Epidemiologjisë dhe Shëndetit Publik Berat,konfirmojnë se,pas kunsultave me mjekun infeksionist dhe hetimit epidemiologjik u vendos marrja e tamponit për të dy pacientët dhe vetëm 79-vjeçari ka rezultuar pozitiv,ndërkohë që testi i djalit të tij 30-vjeçar ka rezultuar negativ. Të njëjtat burime konfirmojnë se,po vijon ndjekja dhe hetimi epidemiologjik i kontakteve të të moshuarit,që dyshohet se janë të shumta.

Kryeinfermierja e Qendrës Shëndetësore Poliçan,Çerçina Jonuzi, ka deklaruar se, i gjithë stafi mjekësor prej 30 personash i kësaj qëndre është i rrezikuar pasi i moshuari vinte thuajse çdo ditë në qëndrën shëndetësore sepse vuante nga sëmundjet shoqëruese: HTA, SIZ ,SPOK e Cardio Megali, dhe për këtë arsye merrte mjekim, ndërkohë që në disa raste edhe punonjësit e qendrën shkonin për ta vizituar atë edhe në banesë. Sipas kryeinfermieres ,i gjithë stafi i qendrën do të futet në karantinë.

I ashpër ka qënë edhe reagimi i kryetarit të bashkisë Poliçan,Adriatik Zotkaj,i cili ka konfirmuar se i gjithë qyteti do të futet në karantinë. Ai deklaron se,heqja e postobllokut në hyrje të qytetit pas konflikteve me policinë,e bëri të pamundur filtrimin e personave që hynin s dilnin në qytet. Zotkaj ka deklaruar se,pas konfirmimit të rasti të parë 10 000 banorët e Poliçanit janë në rrezik serioz për jetën sepse vuajnë nga sëmundje të mushkërive dhe sëmundje profesionale,për shkak të punës që kanë kryer në Kombinatin Mekanik të Armëve në Poliçan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË PREKURIT NGA TËRMETI I 26 NËNTORIT/ Rama: Kësaj jave fillon puna për ndërtimin e lagjes së re në Thumanë
Previous article KORONAVIRUSI/ Pacienti italian me COVID-19 falenderon ekipin e mjekëve shqiptarë që i shërbyen në Brescia

k.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT