Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren Brunilda Kadi. Anëtarja e Gjykatës së Tiranës, e cila është edhe kandidate për anëtare në Këshillin e Lartë Gjyqësor arriti të kalojë kështu procesin e vettingut.
Bazuar në raportimin e ILDKPI, KPK ka komunikuar se gjyqtarja Kadi nuk ka rezultuar të ketë pasuri të fshehura, e se burimet e saj financiare janë të ligjshme.
“ILDKPI ka dorëzuar një raport me konstatimin se deklarimi është i saktë, ka burime financiare të ligjshme, nuk ka kryer fshehje pasurie. Gjyqtarja ka deklaruar këto pasuri: Apartament 124 m2 në Lanabregas, në pronësi me bashkëshortin, i marrë me kredi. Benz i blerë në 2008-ën, po në bashkëpronësi me bashkëshortin, me vlerë 700 mijë lekë. Ka patur të ardhura te mjaftueshme për blerjen e kësaj makine, si dhe një makinë tjetër tip Toyota”, deklaroi KPK rreth pasurisë së gjykatëses Brunilda Kadi gjatë seancës dëgjimore dy ditë më parë.
Ndërkohë që pas dhënies së vendimit, gjyqtarja e Tiranës ka deklaruar se pranon të gjithë vendimet e marra ndaj saj sot në këtë seancë, si dhe përshëndet hetimin e KPK.


