Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat njoftoi se ditën e nesërme në orën 09:00 do të publikojë përgjigjet e 72 pyetjeve që Gjykata Kushtetuese ia ka drejtuar atij gjatë seancës për shkarkimin e tij.
Gjithashtu Meta rikonfirmoi se nesër do të dorëzojë në Prokurori edhe padinë nfdaj Kuvendit për shkeljen e ligjit.
“Dita e sotme ka pasur disa zhvillime të papritura. ndaj kemi dalë vonë sot dhe do e kemi të vështirë që të lexojmë dhe përgjigjemi të gjitha pyetjeve. Por nesër në orën 09:00 do të jetë të publikuara të 72 pyetjet dhe përgjigjet. Nuk kam mbështetur asnjë subjekt në zgjedhje. Nesër do të dorëzojmë padi, është një gjë shumë e rëndë dhe tepër kriminale që në GJK, gjykata më të lartë të vendit kuvendi i Shqipërisë të dorëzojë pa e kërkuar askush një provë gjoja të re që është vetëm një falsifikim, që synon kapjen e institucionit më legjitim të këtij vendi”, tha Meta.


