• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFERENCA/ Meta: Hapni sytë o shqiptar dhe merrni fatin tuaj në dorë. Është shkelur vija e kuqe e Kushtetutës
Home
Politikë

KONFERENCA/ Meta: Hapni sytë o shqiptar dhe merrni fatin tuaj në dorë. Është shkelur vija e kuqe e Kushtetutës

22 November, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se vija e kuqe është Kushtetuta, ndërsa solli në vëmendje 22 nëntorin që përmes referendumit popullor solli kushtetutën e re.

“Kushtetuta e ’98-ës vendosi rotacionin normal politik. Kjo kushtetutë gëzon nderimin e shqiptarëve, por u zhbë në errësirë të plotë nga marrëveshja politike e vitit 2008. Ndryshimet që u bënë në 2016-ën kanë nxjerrë në pahj probleme akute që u paralajmëruan se do të ndodhnin. Kushtetuta u kthye në rregullore me data dhe afate që janë shkelur që të gjitha, që kanë shkaktuar një kaos ligjor që po çon në paralizimin e sistemit të drejtësisë. Me këto afate një pensionist nuk mund ta gëzojë kurrë pensionin që i takon!”, shtoi më tej Meta, teksa tha se si presidenti “do t’i kundërvihet me të gjitha forcat përpjekjeve të tilla anti-shqiptare.

“Shqiptarët të hapin sytë, të marrin fatin e tyre në dorë, në mbrojtje të kushtetutës dhe që fëmijët e tyre të mos ikin nga atdheu. Kushtetuta është vijë e pakalueshme nga armiqtë e saj. Presidenti do të jetë në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore të popullit. Presidenti do të kërkojë mbështetjen e popullit që përmes referendumit të mbrojë demokracinë që është fituar me vuajtje dhe sakrifica njerëzore”, tha Meta.

Presidenti do të bëjë gjithçka që e drejta për referendum të mbrohet. “Të mbrojmë kushtetutën sot dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, Shqipëria e para”, përfundoi kreu i shtetit duke bërë simbolin e shqiponjës me dy duar.

Kjo deklaratë e Metës vjen pas ngërçit të krijuar përgjatë javëve të fundit për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Një ditë më parë vettingu shkarkoi në apel Besnik Muçin, të dekretuarin e Metës si anëtar të Kushtetueses. Po sot kreu i shtetit shpalli sërish vakancën për anëtarin në Kushtetuese në vend të Muçit, ndërsa ky i fundit nuk e ka pranuar vendimin e vettingut teksa sot shkoi sërish në Gjykatën Kushteutese.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËZOHET PËR NJË "SELFIE"/ Berlusconi shtrohet në spital. Pëson një aksident gjatë...
Previous article AKSIDENT NË AUTOSTRADËN TIRANË-DURRËS/ Shoferi me "Fiat" përplas për VDEKJE këmbësorin...

F.autor

Postime të ngjashme

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve... Breaking News

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve...

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi për protestën e 18, thirrjet pushtojnë bulevardin Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi për protestën e 18, thirrjet pushtojnë bulevardin

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën Politikë

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT