• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFERENCA ME VARHELY/ Rama: Transaksionet financiare 6 herë më të larta se vendet e BE-së, me Planin e Rritjes do ta çojmë në të njëjtin nivel
Home
Politikë

KONFERENCA ME VARHELY/ Rama: Transaksionet financiare 6 herë më të larta se vendet e BE-së, me Planin e Rritjes do ta çojmë në të njëjtin nivel

29 February, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Në konferencën në samitin BE-Ballkani Perëndimor me komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi, kryeministri Edi Rama tha se plani i rritjes ekonomike, përshpejton anëtarësimin e rajonit në BE.

Kreu i qeverisë morsi si shembull transaksionet financiare, ku tha se për ata që punojnë jashtë kostoja e transaksionit është 6 herë më e lartë krahasuar me koston e vendeve anëtare të BE-së dhe se plani i Rritjes do ta çojë koston një të njëjtin nivel me vendet anëtare të BE-së.

‘Jam këtu së bashku me Varhelyin, komisionerin tonë i cili na ka shoqëruar gjatë gjithë rrugëtimit dhe ka qenë kyç në këtë ndryshim mjaft të rëndësishme të paradigmës për herë të parë.

Plani i rritje është faktikisht një nismë e konceptuar jashtë kornizave. Ky është rezultati i dialogut. Është rezultat i nxitjes nga ana jonë për tu dëgjuar për tu kuptuar sa i takon vështirësive tona, argumenteve tona dhe ideve tona. Falë këtij shkëmbimi të ndërsjellë pikëpamjes kemi arritur këtë objektiv shumë të rëndësishëm për të futur në procesin tradicional të integrimit diçka të re që është mjaft konkrete dhe që mund të na çoj në një nivel tjetër shumë më shpejt. Plani i ri i rritjes është një platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë në BE. Është një instrument që do ta bëjë këtë proces të prekshëm për njerëzit.

Solla shembullin e kostos së transaksioneve financiare. Kemi shumë njerëz që punojnë jashtë dhe duke punuar jashtë, për çdo para që ata dërgojnë kostoja e transaksionit është 6 herë me lartë krahasuar më koston e vendeve anëtare të BE-së. Plani i rritjes do të na lejojë ta çojmë këtë kosto me të njëjtin nivel me shtete anëtare. Vetëm më këtë do të kursejmë gjysmë miliardi euro. Do të kursehen nga xhepat e qytetarëve tanë dhe nga kostot e bizneseve tona.’- tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLANI I RRITJES EKONOMIKE/ Rama: Rajoni të lërë pas problemet politike, harrojeni se do merrni më shumë nga tregu i BE nëse nuk...
Previous article SAMITI/ Rama: Do ketë një ndërtesë ikonë! Gati t’i ofrojmë nënshtetësinë shqiptare Federica Mogherinit

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Shqiptarët veshin Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin gjigand Aktualitet

PROTESTA/ Shqiptarët veshin Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin gjigand

ME FLAMUJ AMERIKANË DHE PANKARTA/ Protestuesit i urojnë SHBA-së Pavarësinë: Liria juaj na frymëzoftë Aktualitet

ME FLAMUJ AMERIKANË DHE PANKARTA/ Protestuesit i urojnë SHBA-së Pavarësinë: Liria juaj na frymëzoftë

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë... Intervista

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT