• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFERENCA ME RAMËN/ Macron: Bllokim të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, deri sa të njihet asociacioni
Home
Politikë

KONFERENCA ME RAMËN/ Macron: Bllokim të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, deri sa të njihet asociacioni

17 October, 2023 s.autor Politikë

Presidenti Macron deklaroi nga Tirana, në krah të kryeministrit Edi Rama se Kosovës i është pezulluar procesi i liberalizimit të vizave. Procesi i liberalizimit të vizave ishte parashikuar që të ndodhte në janar të vitit 2024. Ndonëse Kosova, duke iu referuar konflikteve në veri të saj këto muajt e fundit, qasjeve të kryeministrit Albin Kurti, u paralajmërua nga BE me bllokim të procesit të liberalizimit të vizave, kjo gjë duket se ka ndodhur.

Kjo u konfirmua nga vetë Macron, i cili tha qartë se bllokimi i procesit të liberalizimit të vizave do të vijojë deri sa Kosova të plotësojë kushtet e saj, ndër to edhe asociacionin me komunat serbe.

“Siç e dini, ne ndjekim me vigjilencë tensionet që ekzistojnë mes Prishtinë dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një udhërrëfyes, dhe presim përgjigje është përgjegjësi e Vuçiçit të dënojë sulmin se sjell qetësinë në veri. Ajo që presim nga autoritete serbe dhe kosovare, është riorganizimi i zgjedhjeve në komunat ku u bënë në kushte të pa përshtatje, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje, njoha e asociacionit nga autoritetet kosovare. Pres që zoti Vuçiç të jetë përgjegjës. Pres dhe nga presidentja dhe kryeministri. Ne u kemi besuar për çështjen e vizave dhe u pezullua nga ana e Francës se ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk është mbajtur. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecim përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën”, tha Macron.

Kujtojmë se masat ndëshkuese ndaj Kosovës përfshijnë pezullimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mos ftesën e saj në takime të nivelit të lartë dhe pezullimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri, në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Gjithashtu, pezullohet programi i fondeve për Kosovën nga IPA 2024.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AHMETAJ REAGOI NË "FACEBOOK" PËR HETIMET/ SPAK kërkesë kompanisë META: Na ndihmoni për vendndodhjen
Previous article VETËM NJË VOTË KUNDËR/ Sokol Sadushi zgjidhet kryetar i Gjykatës së Lartë

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh Politikë

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT