• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFERENCA E KRYETARËVE/ Bardhi: Propozuam ekip të ri në komisionin e reformës zgjedhore
Home
Politikë

KONFERENCA E KRYETARËVE/ Bardhi: Propozuam ekip të ri në komisionin e reformës zgjedhore

20 September, 2023 s.autor Politikë

Gazment Bardhi ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes në Konferencën e Kryetarëve.

Për gazetarët, Bardhi u shpreh se opozita propozoi një projekt vendim të ri për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore.

Sipas tij, do të kishte vetëm dy ndryshime që në objektin e punës së komisionit, të përfshihet edhe raporti i pritshëm i OSBE ODIHR për zgjedhjet lokale, dhe të kërkohet ekspertizën e përhershme të ODIHR që të asitojë këtë komision të posaçëm, të cilat u refuzuan nga mazhoranca.

Ndër të tjera, Bardhi deklaroi se propozoi ekip të ri të opozitës në komisionin e reformës zgjedhore.

“E kanë mbajtur të bllokuar reformën zgjedhore. Ne si opozitë, kemi marrë përgjegjësitë tona, sa i takon mosfunksionimit të komisionit dhe mosrealizmit të reformës zgjedhore. Është në përgjegjësinë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, që të marrë, ose të mos marrë përgjegjësi për këtë situatë. Kemi propozuar një projekt vendim të ri për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore, vetëm me 2 ndryshime që në objektin e punës së komisionit, të përfshihet edhe raporti i pritshëm i OSBE ODIHR për zgjedhjet lokale, dhe të kërkojmë ekspertizën e përhershme të ODIHR që të asitojë këtë komision të posaçëm. Për këtë kërkesë tonën, mazhranca votoi kundër. Nuk mori në shyqrtim një tjetër propozim të opozitës parlamentare, që ka të bëjë me përbërjen e komisionit të reformës zgjedhore. Sot që flasim, në përbërje të komisionit të reformës zgjedhore, ka deputetë që kanë 1 vit që kanë dorëzuar mandatet. Përbërja nuk përputhet me realitetin e gjendjes së sotme në Kuvend. Në parim, kryetari i Grupit Parlamentar të PS, pranoi se opozita është ajo që cakton ekipin e përfaqësuesve të saj në komisionin e reformës zgjedhore dhe ata nuk ndërhyjnë në këtë pikë.

Ne kemi propozuar ekipin, nesër që në mëngjes, do t’i drejtohemi me një kërkesë, kryetares së Kuvendit për të ndryshuar rendin e ditës, për të përfshirë në rend dite, edhe një projekt vendim sa i përket përbërjes së re të komisionit të reformës zgjedhore, Ne kemi vendosur të ndryshojmë përbërjen, edhe si mesazh që nuk e pranojmë dot, që për 1 vit e gjysmë, një nga çështjet më të rëndësishme për  yqytetarët, siç janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, të lihen pa trajtuar. Kemi adresuar duke krijuar, apo duke prezantuar një ekip të ri përfaqësimi, në komisionin e reformës zgjedhore”, theksoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFERENCA E KRYETARËVE/ Zgjatet me 6 muaj afati i Komisionit të Reformës Zgjedhore
Previous article KËSHILLI I SIGURIMIT/ Rama: Të ndihmojmë Ukrainën! Rusia të rifillojë marrëveshjen e grurit

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal Politikë

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal

JEP LAJMIN E MIRË PËR PENSIONISTËT/ Rama: Dyfishohet bonusi, indeksimi i pensioneve afrohet në muajin prill Breaking News

JEP LAJMIN E MIRË PËR PENSIONISTËT/ Rama: Dyfishohet bonusi, indeksimi i pensioneve afrohet në muajin prill

ASAMBLEJA E PS NË TIRANË/ Rama paralajmëron riorganizim të strukturave në kryeqytet Politikë

ASAMBLEJA E PS NË TIRANË/ Rama paralajmëron riorganizim të strukturave në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT