• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mblidhen kryeparlamentarët e Ballkanit/ RUÇI: Zbatim të kërkesave për anëtarësim në BE
Home
Shqipëri

Mblidhen kryeparlamentarët e Ballkanit/ RUÇI: Zbatim të kërkesave për anëtarësim në BE

27 October, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Kryetari i Kuvendit merr pjesë sot në Konferencën e 8-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor.  Ruçi bashkëkryeson sesionin e parë mbi “Integrimi në BE: rezultatet dhe aspiratat”. Në konferencë do të diskutohet dhe mbi Dimensionin e Sigurisë së Bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor si Kontribut në Stabilitetin e Evropës”. Gjatë fjalës së tij sot, Ruçi foli për anëtarësimin në BE, si objektivit kryesor dhe qëllimi i përbashkët i forcave politike.

 

“Anëtarësimi i plotë në BE, qëllimi ynë i përbashkët, krijon institucione të besueshme dhe një shtet në të cilin sundon ligji. Kuvendi ka miratuar me konsensus të gjerë ligje në kuadër të reformës zgjedhore dhe asaj në drejtësi. Kuvendi ka përmbushur një nga detyrimet kryesore që Shqipëria ka në këtë fazë të procesit të integrimit në BE. Prioritet i Kuvendit të Shqipërisë mbetet forcimi i dialogut politik e konkretizuar dhe në marrëveshjen e 17 Majit 2017”, deklaroi Kreu i Kuvendit.

Sipas tij, marrëveshja e 17 majit solli përmirësimin e klimës politike në vend dhe riktheu opozitën në parlament.

“Në kuadër të Reformës në Drejtësi, Kuvendi ka vijuar me miratimin e ligjieve prioritare që i shërbejnë integrimit. Kuvendi ka miratuar planin e veprimit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Evropian. Kemi ndërmarrë masa konkrete për adresimin e rekomandimeve të Raporteve të Komisionit Europian për Shqipërinë. Rekomandimet e KE për vitet 2015 dhe 2016 lidhen edhe me kushtet për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha Ruçi.

Ai u shpreh se integrimi i plotë i Shqipërisë konsiderohet si alternativa më e mirë drejt një demokracie të qëndrueshme, një shoqërie moderne dhe ekonomie të zhvilluar dhe sigurie më të madhe.

“Anëtarësimi në BE është interesi kryesor kombëtar dhe objektivi strategjik i Shqipërisë, mbështetet në konsensus të gjerë politik dhe mbarëkombëtar”, tha ai.

Në kuadër të Konferencës, Ruçi do të zhvillojë takime dypalëshe me Kryetarët e Parlamenteve pjesëmarrës në konferencë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Flet ICARDI: Ja cili është futbollisti më i mirë në botë
Previous article YMER KETA: Miniera e Bulqizës po ha minatorët e saj...

Redaktor2

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT