Presidenti Ilir Meta në konferencë për mediat një ditë pasi socialistët nisën procedurat për shkarkimin e tij. Ky vendim erdhi si pasojë e aktit të kreut të shtetit i cili firmosi ditën e djeshme dekretin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Presidenti Ilir Meta ju drejtua qytetarëve shqiptarë duke thënë se zgjedhjet do të mbahen në një datë tjetër pas 30 qershorit brenda një afati të caktuar. Meta po ashtu ju drejtua palëve politike të gjejnë dakordësi për të caktuar datën e re të zgjedhjeve vendore. Ai kërkoi që palët të ulen në dialog për zgjidhjen e kësaj krize.
“Që rri me Berishen nuk eshte sekret por Basha dhe Berisha nuk kane influencuar ne asnje moment ne vendimin tim. Shpetova vendin nga konflikti civil që do te ndodhte ne 30 qershor”, u shpreh Meta.