Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka mbajtur mengjesin e sotëm në orën 11:00 një konferencë per mediat nga ku ka pritur edhe pyetjet e gazetarëve.
Kjo e fundit nuk ka qenë si gjithë te tjerat teksa vihen re disa detaje që nuk janë hasur më parë nga Presidenti Meta.
Çfarë nuk shkoi?
Kjo konferencë ka zgjatur plot 1 orë e 5 minuta. Fjala e Presidentit zgjati vetëm 20 minuta teksa pjesa tjetër ishte komunikimi me gazetarët.
Konferenca nis me dy shishe ujë dhe përfundon me 5 të mbaruara.
Presidenti e ka përdorur sloganin “Edi reflekto”, 3 herë.
Presidenti bëri me shenjë nga zedhenësi i tij, 3 herë (një rast prej të cilave ishte edhe dhënia e celularit të cilin Meta e kishte harruar lart).
Presidenti sulmon ambasadorët dhe ambasadat 13 herë.
Presidenti i referohet kryeministrit Rama me emrin “Edi” 15 herë.
Presidenti ronizon dhe sulmon mediat 2 herë. Ironia me gazetarin e “Top Chanel” dhe sulmi me Sokol Ballën prej gazetarit të “Vizion Plus”.
Presidenti pi ujë 4 herë gjatë dy minutave të fundit të konferencës teksa sheh vazhdimisht edhe orën.
Përgatiti: AlpeNews.al


