Konferenca e ambasadorëve, në ditën e dytë të punimeve, presidenti Meta u shpreh se vendi po bën përpjekje të madhe për të çelur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Meta u shpreh se Shqipëria është monitorim nga BE për liberalizimin e vizave.
“Duhet të përmirësojmë klimën e biznesit, do të bëni gjithçka për të promovuzr turizmin produktet e vendit tonë dhe për të rritur intersin e investitorëve të ndryshëm drejt Shqipërisë, shqiptarët jashtë janë një potencial shumë më i madh se shqiptarët brenda, për arsye se për fat të keq, një nga pjesët më vilate të shoqërisë sonë dhe më të kualifikuar ndodhet jashtë vendit, është problem, por është edhe avantazh duke pasur parasysh që shumë prej tyre janë mjaft të sukseshëm dhe kanë ndikim në vendet ku sot jetojnë”- tha Meta.
Ai ka vlerësuar krijimin e ministrisë së Diasporës. “Kjo është pozitive se kemi detyrim të kemi marrëdhënie shumë të qëndrueshme dhe të tregojmë mbështetje dhe kujdes për ta”.
Presidenti theksoi se ka rëndësi shumë të madhe diplomacia ekonomike. Në fjalën e tij kreu i shtetit shqiptar theksoi se edhe Kosova duhet të përfitojë nga liberalizimi i vizave.
Duke përmendur vitin 2018 si viti i Skënderbeut, Meta u shpreh: “Nuk e kemi të vështirë të ndahemi për fat të keq, shpresoj që viti i Skenderbeut të na bashkojë të gjithëve se është figurë përbashkuese për kombin, dhe është moment për ti bashkuar shqiptarët dhe për të ngritur më lart vlerat e kombit tonë, por edhe për të dhenë mesazh bashkimi jo për një ditë, por plan afatgjatë”. /AlpeNews.al/


