• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
KONFERENCA ALBANALOGJIKE/ Aleksandër Meksi publikon letrën origjinale nga arkivi sekret i Vatikanit (FOTO)
Home
Kulturë

KONFERENCA ALBANALOGJIKE/ Aleksandër Meksi publikon letrën origjinale nga arkivi sekret i Vatikanit (FOTO)

26 September, 2018 Isa.Autor Kulturë

Konferenca Ndërkombëtare Albanologjike ditën e sotme erdhi me një kumtesë mjaft interesante nga historiani Aleksandër Meksi, i cili solli për studiuesit dhe publikun e pranishëm të cilët shfaqin një interes të madh për këto ligjërata, faksimilen e letrës origjinale të regjistruar në arkivin sekret të Vatikanit.

Në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare historiani Aleksandër Meksi u shpreh se,”kumtesa e sotme sjell në vëmendje grindjen që zgjatej ndër shekuj mes peshkopatës Arbaneske Gjon Kastrioti dhe asaj së Lezhës për kufijtë rreth tyre për kishat dhe fshatrat. Dokumentacioni për këtë ngjarje zgjatet gjatë këtyre shekujve deri në fund të shek XVII, ku kuptojmë mjaft ndodhi të historisë së Shqipërisë gjatë atyre viteve”.

”Kam siguruar faksimilen e letrës origjinale të regjistruar në arkivin sekret të Vatikanit që Papa i dërgon Arqipeshkut të Tivarit ku i tërheq vëmendjen për peshkopin e Lezhës që ka rrëmbyer 17 kisha në 16 fshatra”, u shpreh Meksi.

”Figura e Skënderbeut ka nevojë të ndriçohet me anë të kësaj konference dhe duhet të shkuar në dokumentacionet origjinale për pjesën me Turqinë të cilat ndodhen në Vatikan, Dubrovnik etj, botimi i të cilave mund të ketë qindra vëllime dhe është i domosdoshëm për ta rishkruar më me saktësi historinë e Shqipërisë. Ligjëratat e mbajtura në kudër të kësaj konference kanë synuar të ofrojnë materiale të reja për një shikim më të mirë të historisë shqiptare dhe historinë e Shqipërisë me Gjergj Kastriotin në krye”, përfundoi historiani Aleksandër Meksi .

Konferenca Ndërkombëtare e Albanologjisë, kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka çelur sesionin e dytë të saj, që do të vazhdojë deri më 26 tetor e për t’i lënë më pas vendin sesionit të tretë dhe të fundit.

Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut do të mbyllet me samitin e madh të diasporës, në muajin nëntor, kur do jetë dhe seksioni i tretë i Konferencës së Albanologjisë. Në këtë muaj (nëntor) do të ketë dhe një sërë veprimtarish të mëdha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Edhe përse është baba dhe gjysh/ Nard Ndoka nuk e ka bërë asnjëhërë këtë veprim (FOTO)
Previous article SOT GJYQI I HABILAJVE NË ITALI/ Çfarë ndodhi në seancë. Prokurori i çështjes ka kërkuar...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT