• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Koncesionet mbi 100 milionë euro, qeveria shkurton afatet
Home
Ekonomi

Koncesionet mbi 100 milionë euro, qeveria shkurton afatet

3 November, 2017 Q.Autor Ekonomi

Qeveria shkurton procedurat e dhënies së koncesioneve në energjetike me vlerë mbi 100 milionë euro. Ndryshimet e ligjit të koncesioneve u miratuan në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, dhe tashmë i janë dërguar për shqyrtim Parlamentit. Kështu, bëhet fjalë të lehtësohen procedurat për koncesionet me ndërtim hidrocentrale dhe termocentrale nëse investimi është më shumë se 100 milionë euro, me qëllim që investitorët të mos largohen.

Nëse për koncesionet që konsiderohen klasike, miratimi i tyre do të vazhdojë të bëhet konform ligjit të koncesioneve në fuqi, për koncesionet në energjetikë me vlerë mbi 100 milionë euro, do të jetë qeveria që rast pas rasti do të miratojë me vendim vetëm procedurat e dhënies që do të jenë lehtësuese. Parashikohet që afatet e reja të shkurtohen deri në 1 vit.

PROBLEMATIKA

Relacioni që shoqëron projektligjin qartëson se Ministria e Energjetikës kërkon ndryshime në ligjin e koncesioneve, për shkak të zgjatjeve deri në 2 vjet të procedurave, të cilat në shumë raste kanë larguar investitorët. “Tejzgjatja e procedurave koncesionare, për më shumë se dy vjet (në rastet e ankimimeve administrative, të cilat kanë vijuar më tej në gjykatë, ku shpeshherë kjo e fundit ka qenë në disfavor të fituesve të procedurave të tenderit), ka krijuar një klimë pasigurie tek investitorët seriozë strategjikë.

Nisur nga praktika e deritanishme, shumë investitorë që kanë pasur interes për të investuar në sektorin elektroenergjetik, janë tërhequr pas konstatimit se kuadri ynë ligjor për koncesionet dhe PPP kërkon një kohë të gjatë prej më shumë se dy vjetësh për finalizimin e kontratës koncesionare”, thuhet në relacion.

EFEKTET

Qeveria garanton se reduktimi i procedurave do të ulë kostot e buxhetit për energji. “Në optikën e zhvillimeve të fundit në sektorin energjetik shqiptar, ku kërkesa në rritje për konsum të energjisë ndeshet me pamjaftueshmërinë e plotësimit të saj nga prodhimi vendas, rritjen e ngarkesës energjetike, e cila nuk shoqërohet me rritjen analoge të kapacitetit të prodhimit të energjisë elektrike, del si domosdoshmëri ndërtimi i objekteve të reja gjeneruese”, thuhet në relacion.

Ministria e Energjetikës parashikon që ndryshimet të sjellin kompani ndërkombëtare dhe rritje të ekonomisë. “Në këtë projektpropozim del në mënyrë të qartë reduktimi i procedurave për dhënien e një Partneriteti Publik Privat dhe për këtë shkak pritet rritja e interesimit të kompanive të huaja me reputacion ndërkombëtar për lidhjen e marrëveshjeve të reja të koncesionit. Ky përjashtim do të mundësojë thithjen e investimeve strategjike të huaja dhe atyre vendase, duke synuar përshpejtimin e realizimit të projekteve elektroenergjetike dhe duke krijuar në të njëjtën kohë edhe kushtet për përmirësimin e situatës ekonomike të vendit”, thuhet në relacionin e qeverisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Çudit" UEFA: Do të krijojmë Botërorin tonë
Previous article Balla i përgjigjet Bashës: KQZ la në detyrë kryebashkiakun e PD të dënuar për ‘vjedhje’

Q.Autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT