Në një lidhje telefonike, në emisionin “Dita e 8” të gazetarit Alfred Peza, kryebashkiaku Veliaj i pyetur për koncertet në “sheshin Skenderbej”, për lekët e paguara deklaroi se ka kushtuar 0 lekë.
“Të gjitha kanë qënë falas, sepse këtë kemi dashur të bëjmë që në fillim e këtë kemi bërë. Edhe Rita Ora edhe Ermal Meta sot janë në Verona dhe bileta për koncertet e tyre kushton 100 euro.
Unë besoj se të rinjve shqiptarë duhet tu jepet mundësia të shohin një koncert falas, pasi nuk e kanë mundësinë si rinia e Veronës.
AlpeNews.al


