• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
KONCERT ORKESTRAL NË TIRANË/ Artistët sjellin veprën “Amor Brujo” në gusht
Home
Kulturë

KONCERT ORKESTRAL NË TIRANË/ Artistët sjellin veprën “Amor Brujo” në gusht

31 July, 2018 Sadik.Autor Kulturë

Koncerti “Rrënjët e muzikës spanjolle të shekullit XX” do të prezantohet tek “Turbina” mbrëmjen e 2 gushtit. Orkestra “Mbretëria e Aragonit” do të vijë nën dirigjimin e Ricardo Casero-s, duke na  çuar në thellësitë e rrënjëve të kulturës spanjolle me veprën “Amor Brujo”, që mban një peshë të madhe emocionale, artistike edhe virtuoze.

Organizatorët shqiptarë edhe spanjollë e cilësojnë këtë koncert, një  spektakël unik që ndodh për herë të parë mes dy vendeve. Koreografia është realizuar nga balerina Isida Mollaymeri, pjesët janë orkestruar nga kompozitori Gerti Druga, por nuk do të mungojë as fjala që vjen ëmbël në gjuhën shqipe, e recituar nga mexosopranoja  Vikena Kamenica.

Doja që të theksoja se për herë të parë ne po vëmë në skenë të gjithë veprën e plotë të vitit 1915, që quhet Hitaneria. Janë dy akte me tre skena. Në këtë rast është edhe hera e parë, që unë jam edhe në rolin e regjisorit. Njëkohësisht, vjen me ndihmën e dy solisteve Vikena Kamenicës dhe Isida Mollaymeri.

Ricardo Casero, dirigjenti

Ajo që është interesante. Është kjo sfidë e bukur e një muzike që është edhe e njohur, por edhe shumë e panjohur. Amor Brujo  (Amor Bruho) është realizuar dy here në Shqipëri në pjesën koncertale. Por edhe ky eksperiment i maestros Caseors, vjen në formën e regjisë. Arsyeja është se kjo vjen në këtë formë, se në radhë të parë është vepër orkestrale. Muzika luan një rol shumë të rëndësishëm. Koreografia mban një peshë shumë të madhe, me përmasa të tjera stafi do të kishte edhe një formë më të bukur. Por, përse jo që ta shikojmë edhe më të plotë atë që ne shikojmë në Spanjë.

Vikena Kamenica, mexosoprano

Amor Brujo është një vepër shumë e veçantë, dashuria edhe konflikti që ndodh midis dy personazheve është e mbinatyrshme.

Isida Mollaymeri, balerinë

Ambasadori spanjoll shpreh dëshirën që ky koncert mos të jetë i fundit Për herë të parë artistë shqiptarë edhe spanjollë bashkëpunojnë së bashku,

Për mua është një rast i jashtëzakonshëm, që kësaj here bëhen bashkë artistë shqiptarë edhe spanjollë, solistë të operës së Aragonit edhe të tjerë, që bëjnë një koncert. Ky është shembulli më i mirë, që do të tregojë se çfarë mund të bëjnë bashkë artistët shqiptarë edhe spanjollë.

Vicente Canelles, ambasadori i Spanjës

Është një festë, sepse bashkon dy vende që kanë shumë gjëra të përbashkëta, gëzimin, por edhe diellin edhe ngrohtësinë, por edhe rrënjët, për të cilat ky koncert bëhet fjalë. Është shumë i rëndësishëm për ne. Unë besoj shumë që një koncert lind, që të ketë vazhdimësi, prandaj është një kënaqësi e madhe.

Drejtori i përgjithshëm i Orkestrës së “Reino de Aragon”, Sergio Guarne

Orkestra e “Mbretërisë së Aragonit” ka realizuar më shumë se 100 koncerte. Koncerti në Tiranë është në orën 20.00 dhe  hyrja është falas!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SENSUALE/ Tifozja e Icardit feston NUDO rikthimin e Interit në Champions (FOTO)
Previous article Zogu flet për të dashurën ganstere: Suksesi im është shtrati, lëviz si balerin

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT